Kandidati për kryetar të PD, Ibsen Elezi zhvilloi dje një takim me stukturat në Vlorë ku shpalosi platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike. Po gjatë ditës së djeshme Elezi ka zhvilluar takim edhe me demokratët e Fierit.
Elezi: Vlonjatët janë njerëz të pavarur dhe komunikon shumë lehtë për në lidhje me sfidat për demokracinë pasi janë njerëz që kanë karakter dhe personalitet. Jam i bindur që në Vlorë, standardi i demokracisë në struktura është një standard që ka premisa që PD-ja të vijë në ato shinat e demokracisë.
Sot pasdite në orën 18:00 Elezi do zhvillojë takim me demokratët e Durrësit.