Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në takimin me demokratët e Korçës se asnjë nga krerët e degëve të PD nuk janë të sugjeruar apo emëruar nga baza e PD, por janë zgjedhur me vullnetin e lirë të demokratëve. Berisha deklaroi se i kanë dhënë fund kryetarokracisë ndërsa shtoi se një kryetar partie duhet të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij.
“Për herë të parë në ekzistencën e PD, sot asnjë kryetar partie nga Tropoja deri në Gjirokastër, nga Korça në Peshkopi, nuk është absolutisht i emëruar, i përzgjedhur, i përcaktuar, i sugjeruar nga qendra e PD.
Të gjithë janë të zgjedhurit e demokratëve. Kjo ka qenë e qëllimshme, së pari fundi i kryetarokracisë. Kryetari nëse do që të drejtojë partinë, ka aq shumë gjëra për të bërë. Gjëja më e madhe që bën është të respektojë vullnetin e anëtarëve të partisë së tij”, deklaroi Berisha.
Berisha është ndalur te ndryshimi i përfaqësimit që ka ardhur brenda PD-së pasi kryetarët dhe deputetët nuk do të emërohen më nga sipër por do të jenë të gjithë përfaqësuesit e anëtarësisë.
Lidhur edhe me akesat e dala nga proceset zgjedhore brenda strukturave të PD-së, Berisha ka theksuar se komisioni i ankesave i zgjedhur nga Kuvendi, do të shqyrtojë një për një të gjitha ankesat e anëtarësisë.
“Asnjë kryetar partie nga Tropoja gjer në Gjirokastër, nga Korça në Peshkopi, nuk është i emëruar, i zgjedhur apo i sugjeruar nga qendra e Partisë Demokratike por absolutisht janë të zgjedhurit tuaj. Kjo ishte shumë e qëllimshme pasi i jep fund kryetarokracisë. Kryetari ka shumë gjëra për të bërë nëse do të punojë dhe gjëja më e madhe është të respektojë vullnetin e lirë të anëtaerëve të tij.
Në këtë proces, një parti e cila për fat të keq gjatë këtyre viteve njohu deformim serioz të proceseve deri te vendimet e ish-kryetarit, nuk them se arritëm përsosmërinë por asnjë nuk është i emëruar nga sipër dhe arritëm të përmbysim përfaqësimin. Dhe kjo ka rëndësi të jashtëzakonshme.
Pasi kryetarët që do të zgjidhen, deputetët, kryetari i bashkisë që të gjithë janë përfaqësues tuaj dhe të kontrollohen nga ju. Kemi një përmbysje të mënyrës së përfaqësimit dhe unë ju them ju se për kryetarët e Bashkisë Korçë, apo për deputetët nuk do të votojnë vetëm ju anëtarët demokratë por edhe qytetarët dhe simpatizantët tanë.
Dega këtu keni pasur problem në zgjedhjen e kryesisë dhe janë paraqitur ankesa te komisioni i ankesave të zgjedhur në Kuvendi bashkarisht dhe ju siguroi se ai komision do të shqyrtojë një për një të gjitha ankesat tuajat dhe anëtarësisë së PD-së së Korçës”, u shpreh Berisha.