Kokalari reagon sërish ndaj portalit pranë qeverisë: E hoqët shkrimin me shpifje, por kërkoni falje…

Aktivistja republikane në SHBA, Evi Kokalari ka reaguar sërish pas disa publikimeve në media që citojnë atë si burim të një takimi të dështuar mes ish-sekretarit Mike Pompeo dhe liderit historik demokrat, Sali Berisha, por që janë përgenjështruar si të pavertateta nga Kokalari.

“Neësbomb.al, të dhashë 48 orë dhe dy opsione:

  1. Jep burimin e lajmit
  2. Përgënjeshtroje dhe kërko falje publike për shpifjen.

Ju nuk bëtë as të parën, as të dytën, por thjesht e hoqët artikullin nga uebi juaj, gjë që është vetë- inkriminuese sepse vërteton që ju e dinit që ishte shpifje.

Po ju jap dhe një 24 orë të kërkoni falje publike ose ta zgjidhni me Endira Bushatin (avokate) në një mënyrë që është mjaftueshëm në favorin tonë, ndryshe me shumë dëshirë jam lëmë gjykatës.

Personalisht nuk do ta lë të kalojë kollaj”, shkruan Kokalari.

“Oh sa naive jeni!!!

Kur individë si Taulant Balla dhe Enkeled Alibeaj fërkonin duart se do t’ju vinte Sec. Pompeo e do ta shfrytëzonin për interesat e tyre politik, unë përtypja popcorns dhe me kënaqësinë më të madhe prisja ditën që këta gjenit do dilnin bllof.

Pastaj kaq budallenj jeni që mendonit se Berishës i duhet Pompeo? Pompeo ma ka pranuar personalisht që vjet që s’e ka idenë fare për dosjen ‘Berisha’ dhe nuk do t’ja di as sot.

Vërtet mendoni që Pompeo është aq naive të bjerë për lojrat tuaja? Jo o budallenjë, ju ratë në grackë. Pompeo ja u bëri të qartë që:

  1. Kjo vizitë nuk ishte politike
  2. Që erdhi për Rezistencën Iraniane që shumë po e mbështesin këto vite. Ndërkohë ai ngriti fonde për PAC e tij.

Berisha është argëtuar po aq sa unë këto gjashtë javë. Për ne ky qe një checkmate moment dhe ju premtoj të tjera do pasojnë. Ndërkohë, faleminderit të gjithë socialistëve shqiptarë që dhuruan fonde për të avancuar çështjen konservatore në Amerikë. Sekretari Pompeo do bëjë gjëra shumë të mirë me ato fonde”, shkruan më tej Kokalari.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply