Meta: Tirana “lavatriçe” e pastrimit të parave, nuk ka mbetur asgjë e 30 viteve më parë

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se Tirana është afera e korrupsionit. Meta shkruan se, Tiranës së sotme nuk i ka mbetur asgjë nga ajo e 30 viteve më parë.Sipas Presidentit, po betonizohet gjithnjë e më shumë dhe se është shndërruar në “lavatriçen” e pastrimit të parave të trafiqeve dhe korrupsionit.

Reagimi

Tiranës së sotme nuk i ka mbetur pothuajse asgjë nga ajo e 30 viteve më parë. Hapësirat e gjelbra janë ngushtuar. Ndërtesa të reja po lartësohen çdo ditë, ndotja është shtuar, trafiku ka raste që është i papërballueshëm, parkimi është një mision, pothuajse i pamundur. Vlerësimet janë se 40% e ndërtimit qarkullon paratë informale, nga disa kompani, kryesisht në kullat e shtrenjta. Paraja informale duket se ka qenë lobuesi kryesor për të rritur sipërfaqen me leje ndërtimi”.

Këto janë konstatimet tronditëse, që i shohim çdo ditë dhe që i sjell në vëmendjen e banorëve të Tiranës, revista prestigjoze “Monitor” në editorialin që nuk duhet humbur: “Si po shpërdorohet e ardhmja e kryeqytetit”!

About Redaksia

Check Also

Rezistuam për 49 ditë, do të rrimë dhe për 490 ditë, derisa atë të gjatin ta shkulim prej këtij vendi!

Një prej protestuesve që mori fjalën gjatë tubimit kundër qeverisë së Edi Ramës u bëri …

Leave a Reply