Berisha-Alibeajt: Karnaval i vërtetë, vazhdim i marrëveshjeve të dështuara të Lulzim Bashës

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, e nisi takimin në Vlorë duke falënderuar demokratët për rezistencën e tyre. “Së pari dua të përulem me nderim të madh dhe mirënjohjen me të thellë në këtë sallë, përpara demokratëve të këtij qyteti dhe banorëve të këtij qarku.

Të përulem me mirënjohje për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhatë PD-së në një hark kohor të shkurtër, ju, djem dhe vajza, burra dhe gra me ideale fisnike, rithemeluat, ringritët në këmbë PD-në, shpëtuat pluralizmin politik në Shqipëri, shpëtuat demokracinë në këtë vend, por edhe të ardhmen e këtij vendi.

Ky udhëtim i juaji, udhëtimi i përbashkët i demokratëve në mbarë Shqipërinë, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha”, tha Berisha.

Për çështjen e Presidentit të ri dhe marrëveshjen Balla-Alibeaj, Berisha tha se, është neveri dhe vazhdim i marrëveshjeve të Bashës prej vitit 2017.

“Karnaval i vërtetë, vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe kjo që shihni ju s’është gjë tjetër vetëm vazhdim i atij seriali, por kësaj here edhe më tragjikomik e më i neveritshëm se çdo proces tjetër”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …

Leave a Reply