Berisha i përgjigjet Krichbaum: Mendon se mund të ndërhyjë në një proces të lirë

Deputeti i CDU Krishbraun deklaroi dje se nëse PD-ja do t’I rikthehet të djeshmes, duke nënkuptuar rikthimin e Berishës ai do të angazhohet në pezullimin e kësaj force politike nga PPE-ja.

Ish kryeministri Berisha iu përgjigj sot deputetit gjerman duke thënë se ky i fundit nuk mund të ndërhyjë në proceset e lira të një partie simotër.

“Ai ishte angazhim personal. Unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhyj. Komenti im është keqardhje që një deputet i CDU-së i lejon vetes ose mendon se mund të ndërhyjë në një process të lirë te një parti simotër. Aq më tepër kur ai e bën këtë bazuar në një vendim të faktuar tashmë universalisht se është marrë nga lobimi korruptiv i Soros dhe Ramës. Duke thënë këtë dhe nuk e quaj një zgjedhje të goditur nga ana e tij. Ftoj zotin Krishbaun të ndërmarrë një hetim në arkivat e shtetit të tij për gjetur një fakt të vetëm për të faktuar shpifjet e Soros”, u shpreh Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply