Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo të ndryshosh kursin e BE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë në konferencën e përjavshme për mediat, se shkaku i vërtetë i mos-hapjes së negociatave me BE-në nuk është vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, por sipas tij, është krimi në vend.

Ai i bëri thirrje sërish kryeministrit Edi Rama, lidhur me mocionin me debat që ai ka kërkuar në Parlament. Sipas Berishës, nëse Rama ndryshon kurs nga drejtimi i BE, ashtu siç edhe ka deklaruar në Bruksel, atëherë sipas tij do të përballet me protesta të fuqishme.

“Shkaku i vërtetë i mos-hapjes së negociatave dhe hezitimit nuk është muri bullgar, jo. Janë muret e krimit, vjedhjeve dhe drogës. Këtë e them sepse në mendimin dhe analizën time është gabim çiftimi i vendeve. Procesi i integrimit është individual. Ndjej keqardhje që tre vite më parë nuk u hapën negociatat për Maqedoninë e Veriut vetëm për Shqipërinë. Edhe sot Maqedonia i ka treguesit më të mirë se ne. Kjo është e njohur. Tani del problemi me Bullgarinë. BE ka një parim, sipas të cilit duhet të zgjidhen sherret mes fqinjët.

Shqipëria nuk ka ndonjë sherr për të eksportuar në BE në këtë kontekst, nuk ka asnjë interes çiftimi. Çiftimi veçse krijon një rreth vicioz me këta qeveritarë të pa përgjegjshëm që ka Ballkani. Me këta qeveritarë të lidhura me krimin. Popujt e këtyre vendeve shkojnë poshtë e më poshtë. Rruga e vetme për mua për të ndikuar në standarde dhe kritere është hapja e negociatave, më pas sipas performancës të bëhen edhe hapat. Ju e dini që keni firmosur një mocion me debat për deklaratën që ka bërë në Bruksel Rama se do të shohim drejtimin. Unë e deklaroj, se mos-hapja e negociatave është favorizim për të për të ndryshuar drejtimin e vendit, do të përballet me rezistencën më të fuqishme të shoqërisë shqiptare të organizuar nga PD. Nuk kam qenë dhe nuk jam që politika e jashtme të bëhet në rrugë dhe me protesta, por një tentativë e tillë nuk do të njohë kufij e s’do të ndodhë kurrë”, tha Berisha.

Ish-kryeministri shprehu shqetësimin për ekonominë në vend dhe borxhin në rritje të qeverisë.

“Vendet e lira kanë të qartë se çdo rritje e çmimeve duhet të shoqërohet me indeksimin e tyre. Diktaturat, autokracitë, ndjekin praktika krejt tjera siç është kontrolli që bën Rama me një grusht biznesmenët. Ka krijuar bordet për të legjitimuar rritjen e çmimeve të pa motivuara. Për të larë duart nga ndihmat për qytetarët që po shkojnë drejt mungesave të mëdha për ushqime dhe ilaçe. U bëj thirrje institucioneve, që të ndërhynë me urgjencë për çështjen e borxhit të kësaj qeverie të pa përgjegjshme. Borxhet dhe detyrimet e kësaj qeverie kanë arritur në 107%. Nuk ka asnjë kufizim në shpenzimet e luksit, shpenzimet abuzive të qeveritarëve. Vetëm për festivitet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave janë marrë 7 mln euro. Këto jepen në kulmin e krizës, në kulmin e rritjes së çmimeve”, tha Berisha.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply