Deputeti i PD, Tritan Shehu ka folur mbi zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. I ftuar në Ora News, Shehu tha se, gjykata nuk mund t’iu heqë të drejtën e vulës pasi, sipas tij, kjo do të vinte në dyshim gjithë establishmentin e gjykatës shqiptarë.
Sipas Shehut, tashmë vendimet janë marrë përmes votimit një anëtar një votë për kryetarët e degëve dhe kjo është partia, ndërsa për Alibeajn thotë se mund ta në xhep sa të dojë, si hajmali.
Shehu: Së pari gjykata nuk mund të bëjë një veprim të tillë. Do të ishte një veprim skandaloz ashtu siç është skandaloz edhe fakti vetë i çuarjes në Apel. Megjithatë gjykata nuk mund të kalojë përtej një caku moral, caku profesional. Mendoj që nuk ka snjë mundësi të bëhet një vendim në kundërshtim me vendimin e shkallës së parë. Përndryshe do të vinte në dyshim gjithë establishmentin e gjykatës shqiptarë. Nuk është një gjykatë e cila mund të thotë ku është partia politike. Atë e vendosin anëtarët e saj, militantët e saj, strukturat e saj, idetë e saj programi i saj. Le t’ia lëri vulën Enkelejdit bashkë me Bardhin se Enkelejdin, Bardhi e ka emëruar. Imagjino ku katandiset partia kur Bardhi emëron Enkelejdin.
Tani vendimet i kanë marrë Kuvendi i dhjetorit, referendumi i 18 dhjetorit, ju e patë sa morën pjesë, i sanksionoi një vullnet i 6 marsit dhe i mori pasaj Kuvendi i prillit. Edhe këto vendime i kanë marë pastaj të gjitha degët ku kanë kandiduar për kryetarët e degëve, për kryesitë e degëve në mënyrë një anëtar një votë për kryetarët e degëve, me një pjesëmarrje shumë të gjerë. Kjo është partia. Ju thoni vulën. Atë vulë Enkelejdi mund ta mbajë në xhep sa të dojë, ajo vulë nuk vlen më se e kemi ndryshuar. Pra mund ta mbajë si hajmali po të dojë atë vulë. Partinë Demokratike e drejton Këshilli Kombëtar i zgjedhur dhe që nga nesër do ta drejtojë kryetari i ri që do zgjidhet. Mos të ketë iluzione askush që të mund të çbëjë Partinë Demokratike.