Berisha-Ballës: Përdor Amerikën për të justifikuar vjedhjet! Je vite dritë larg…

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, replikoi me Taulant Ballën nga foltorja e Kuvendit. Berisha tha se, Balla po përdor Amerikën për të justifikuar vjedhjet dhe për të shkelmuer ligjet e konfliktit të interesit. Berisha i tha Ballës se je vite dritë larg nga parimet e Amerikës që mbron votën e lirë dhe bën transparecë për gjithçka.

“Përdor Amerikën për të justifikuar vjedhjet tuaja, përdor Amerikën për të shkelmuar ligjet e konfliktit të interesit, të përdorësh Amerikën për të ndaluar votën e lirë. Të përdorësh Amerikën për të maskuar me termin dhuratë pallate e apartamente të tëra.

S’ka fyerje më të rëndë për Amerikën e parimeve, Amerikën e votës së lirë, Amerikën e transparencës, për Amerikën e cila qëndron me rigorozitet në mbrojtje të paqes dhe vlerave. Ti je larg nga këto parime, vite dritë larg”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha uron nga Kavaja Natën e Kadrit, merr pjesë në iftarin e organizuar nga Bashkia

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, mori pjesë mbrëmjen e se henes në …

Leave a Reply