Berisha vizionar, plot energji dhe ide për një Parti Demokratike më të fortë

Nga Rezenbrik SERJANI

Keto 8 muaj, nje ngjarje e madhe, historike, nje nder eventet me te rendesishme politike pergjate 31 viteve, si mbare-fillimi i dekades se katert te pluralizmit ne Shqiperi, “Foltorja” u be fryme ringjalljeje, shprese dhe besimi, duke u shnderruar ne nje levizje intensive shpresedhenese dhe besimplote.

Foltorja u shnderrua ne frymen e opozites shqiptare, Foltorja u kthye ne oksigjenin e ringjalljes, ringritjes dhe rithemelimit te Partise Demokratike, duke e forcuar deri ne kapilar kete force te madhe politike.

Energjia e Foltores ishin njerezit anembane Shqiperise, fryma e saj ishte deshira e jashtezakonshme e reformimit te Partise Demokratike dhe opozitarizmit, instrumenti i saj ishte vota dhe vetem vota, duke u bere mjeti i vendimarrjes se madhe, mjeti i zgjidhjes se shumepritur.

Lidershipi i Doktor Berishes, vizioni, pranimi i gabimeve, reflektimi, alternativat e tij, dhenia e mendimeve transparente pa filtra, ashtu sic eshte realiteti shqiptar, marrja e mendimeve nga njerezit e lire e te ndershem te ketij vendi, degjesat publike ne cdo centimeter katror te ketij vendi, dhenia e dores plot shpirt me njerezit e demokratet anembane Shqiperise na tregoi se si Partia Demokratike rikthehet ne piedestalin me te larte te nje rinisjeje te re, te nje rinisjeje drejt fitores.

Partia Demokratike u rigjenerua, duke kaluar nje cikel te rendesishem politik, dhe duke e nxjerre ate nga rreziku potencial i amullise, plogeshtise dhe paralizes se te funksionuarit.

Diten e djeshme, mbas nje odiseje ngjarjesh politike, plot sfida, suksese, fitore e vizion per te ardhmen, Partia Demokratike hap nje kapitull te ri politik, hap nje faqe te re organizative e funksionale, duke u bere keshtu edhe nje kapitull i ri per Shqiperine e shqiptaret.

Lideri Berisha mbetet reformator, vizionar, plot energji, ide e plane shpreseplote per nje Parti Demokratike me te forte, sikurse dhe per nje Shqiperi me te forte neser.

Shqiperia sot ka opozite, opozite te forte e te vertete.

Rizgjedhja e Doktor Berishes frymezon cdokend, duke u bere muza e qendreses se madhe per kete fillim te ri per Partine Demokratike.

Na prifte e mbara dhe qofte e bekuar kjo rinisje shpresedhenese per Partine Demokratike e Shqiperine !

Zoti e bekofte rrugetimin tone demokratik!
Zoti e bekofte Shqiperine e Partine Demokratike !

About Redaksia

Check Also

Tre llojet e protestës në marshimin e sotëm mbi Tiranë

Nga Alfred LELA Sot, në ora 18.00, Partia Demokratike dhe aleatët opozitarë tubohen, në atë që …

Leave a Reply