Butrinti/ Berisha-ministres Margariti: Qenia jote në bord të akuzon shumë rëndë

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Gjithashtu Berisha ka reaguar edhe ndaj ministres së Kulturës, Elva Margariti, duke i thënë se ‘je shumë e egër me punonjësit.’

“Shkruhet se je e shumë e egër me punonjësit, qenia jote në bord për dy vjet dhe me emër të akuzon shumë rëndë. Ti mund të jesh në Bord por je ministrja e Kulturës dhe ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja e Kulturës është anëtare Bordi kurse marrëveshje shkruan se pas dy vitesh zgjidhet dikush tjetër”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës

Sot diskutohet për një nga çështjet më me rëndësi, diskutohet për Parkun e Butrintin, që ka një pasuri ndoshta si në asnjë park tjetër në Europë dhe më gjerë.

Në vitin 2005 pas një studimi nga qeveria paraardhëse të një grupi të gjerë specialistësh, u vendos që Parku i Butrintit të shtrihet në zonën A1 e cila është zona Rama me pasuri të jashtëzakonshme.

Kemi edhe zonën A2 me biodiversitetin më të lartë në Europë, Kepi i Stillës. Çfarë ka bërë Rama për pasurinë kombëtare, ai ka  shfrytëzuar një plani menaxhimi të zonës A3 ka nxjerrë jashtë parkut zonat e tjera. Ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës, restorte turistike në Gjirin e Manastirit.

Zotërinj të fondit nuk ju takonte të shndërroheshit në mashë për të kënaqur ambiciet e tij, unë kam respekt për kontributin e tyre në Shqipëri, por zotërinj keni që ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që  protestonit, përse u zgjerua rruga.

Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetën, për të rrëmbyer toka dhe për të bërë ndërtime. Këtu është problemi i kësaj marrëveshje që do shkojë në histori si një nga marrëveshjet më korruptive.

Fondi është autor i planit të menaxhimit dhe ka bërë një plan tjetër që nuk e publikon sepse nuk thotë këto që thotë plani i dytë. A ekziston konflikti i interesit, në këtë rast, a është një nga parimet madhore të korrupsionit?

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply