Butrinti me koncension/ Rama: Do bëjmë atë që është planifikuar!

Edi Rama është kujtuar pasdite se Kuvendi ishte mbledhur për të diskutuar në lidhje me marrëveshjen koncensionare të qeverisë së tij për Butrintin. Duke folur në sallën e parlamentit, Rama u përpoq të mburrej duke thënë se, kur kishte qenë ai ministër e ka shpallur Park të Mbrojtur Butrintin.

“Të gjithë këtij plani ju i merrni të keqen. Ne do vazhdojmë të bëjmë atë që është planifikuar. Është me shumë rëndësi që fondacioni shqiptaro-amerikan e merr përsipër këtë punë. Flisni ju për këto gjëra, ju që e keni bërë damkën e SHBA-së flamur”, tha Rama në parlament.

Edi Rama: Parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës për një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit.

Rishikimi i kufijve të parkut të Butrintit. Meqë jemi akoma në parlament që e ka quajtur mrekullia e 8 e botës dhe e ka pranuar se ishte një qytet i tëri i ndërtuar pa leje.

Kur flisni ju për trashëgiminë kulturore. Është vërtet që të kesh dy një ta mbash e një ta çash, Kur dilni ju dhe flisni sesi fondi shqiptaro-amerikan do grabisë Butrintin, e vetmja arsye për të dalë këtu është për t’i kërkuar ndjesë fondit dhe të gjithë atyre që janë angazhuar prej kaq shumë vitesh për të kontribuuar pa asnjë të ardhur. Të gjithë këtij plani ju i merrni të keqen.

Ne do vazhdojmë të bëjmë atë që është planifikuar. Është me shumë rëndësi që fondacioni shqiptaro-amerikan e merr përsipër këtë punë.

Flisni ju për këto gjëra, ju që e keni bërë damkën e SHBA-së flamur. Jeni të mirëseardhur të vini atje në stadium të shikoni një finale europiane. Ashtu do jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në teatrin e ri kombëtar.

Të gjitha aleancat që i krijoni ju, mbajini me shëndet se nuk i duhen as dreqit, rrotullohuni se edhe më shumë zhytuni. T’ju rrojë flamuri me damkën e SHBA-së në ballë.

About Redaksia

Check Also

Privatizimi i Butrintit, Courrier des Balkans: Shqipëria shet për një grosh trashëgiminë e saj arkeologjike!

Butrinti është një nga sitet më prestigjioze arkeologjike në Shqipëri. Megjithatë, qeveria ka vendosur t’ia …

Leave a Reply