Media Fraceze: Rama-Vuçiç, dy ushtarë të vetmuar të “Ballkanit të Hapur”

Ushtarë të vetmuar të “Ballkanit të Hapur”, i cilëson gazeta franceze “Corrier des Balkans”, Edi Ramën dhe Aleksader Vuçiç.

Në artikullin e posacëm shkruar nga gazetari Rico Simon, theksohet fatkti se që nga fillimi i Open Balkan, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë qenë gjithmonë kundër, me argumentin se përbën rrezik për distancimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor nga perspektiva e tyre evropiane.

Po ashtu në artikull, pasqyrohet kundërshtia e fortë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndërkaq ka ripërsëritur kundërshtimin e tij të prerë. Sipas tij, “Open Balkans lindi në tetor 2019, kur u bë e qartë se BE-ja nuk do të hapte negociatat [për anëtarësim] për Shqipërinë dhe Maqedonisë së Veriut”, për shkak të jo-së nga Franca, Holanda dhe Danimarka”.

Sipas këtij, artikulli, pavarësisht kundërshtive nga Milo Gjukanoviçit dhe Vjosa Osmanit, Aleksandër Vuçiç ka patur aleat të ngushtë në këtë proces, kryeministrin shqiptar, Edi Ramën.

“Edi Rama është bërë vitet e fundit aleati më i zellshëm i Aleksandër Vuçiçit në Ballkan. “Ata që kundërshtojnë Ballkanin e Hapur kanë të drejtë të mos shohin, dëgjojnë apo kuptojnë se kjo nismë promovon paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe përshpejton Procesin e Berlinit”, tha ai. Përpara se të bëhej profetik: “Ballkani i hapur nuk do të ndalet, sepse e ardhmja nuk mundet të pengohet”.

Gazetari shkruan me tej, se Vuçiç, i vetëdijshëm se nisma e tij shtyhet me vështirësi përpara, presidenti serb ka kërkuar mbështetje nga ana e Shteteve të Bashkuara.

“Burri i fortë nga Beogradi dëshironte të qetësonte Uashingtonin për refuzimin e sanksioneve ndaj Moskaës që po i shqetëson gjithnjë e më shumë kancelaritë perëndimore. Kapja pas ‘Open Balkan’ i lejon atij përdorimin e kartës së e garantuesit të stabilitetit rajonal dhe perspektivës të integrimit evropian.

Nuk dihet sa kanë mundur të bindin këto argumenta sidomos kur muajt e fundit i dërguari special amerikan, Gabriel Escobar ka insistuar në faktin se çdo nisëm mund të ketë sukses vetëm nëse bashkon të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor”.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply