Berisha: Situata në parlament është e sëmurë, të gjithë maskojnë vjedhjen e tyre!

Ish-Kryeministri Berisha ka vijuar akuzat jashtë Kuvendit ndaj qeveritarëve. Berisha tha se, burri i Spiropalit i jep tenderat vëllait të saj, është vjedhje e hapur.

“Flitej me një gjendje që s’po përdor një term, gjysmë ekstaze për dhunimin që i bën fjalës së lirë. Situata në parlament është e sëmurë. Për faktin se ministrat që guxojnë të vijnë në studio para jush, i shtyn Rama të bëjnë punën tuaj. Detyrën që bëni ju, e bëjnë ata. I shtyn Rama. Të gjitha kanë vetëm një qëllim, si të maskojnë vjedhjen e tyre. Kjo Spiropali një e dy ngrihet, ajo nuk është e vetmja, shko lexo tenderat e Salarionit, kujt ja jep ai thoni ju tenderat? Enklit. Enkli është i vëllai. Vjedhje e hapur. Tenderi publik i jepet vëllait të gruas. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që kanë humbur çdo ndjesi e dhembshuri për qytetarë që i vjedhin e plaçkisin. Ne duhet të bëjmë një aleancë për një transparencë të plotë, çfarë thoshte zonja, flet për një portal, por aty janë publikuar të gjitha dokumentet”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply