Deputetja e PD, Dhori: Berisha fitoi me votë besimin e demokratëve

Deputetja demokrate Ilda Dhori komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Dhori deklaroi se Berisha është padyshim lideri historik i demokratëve.

“Figura më me peshë sot në Partinë Demokratike. Do doja që këto rrethana, dita e djeshme të na sjellë një parti më konkurruese përballë Edi Ramës”, tha Dhori.

Më tej deputetja Dhori tha se Berisha ka fituar besimin e demokratëve përmes votës.”Berisha ka fituar me votë besimin e demokratëve. Brenda PD Berisha ka peshën më të madhe. Prej 9 shtatorit ka mbledhur demokratët pas vetes”, deklaroi Dhori.

Ajo shtoi gjithashtu se bashkimi i demokratëve mund të bëhet vetëm nga lart.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …

Leave a Reply