Mbappe humb 1 milion ndjekës në Instagram pasi vendosi të mbetej në PSG

Kylian Mbappe do të fitojë më shumë para pasi vendosi të mbetet në Paris Saint-Germain. Por, sulmuesi francez ka pësuar rënie në rrjetet sociale.

Që kur njoftoi se do të qëndronte në kryeqytetin francez, duke e refuzuar kështu përfundimisht ofertën e Real Madridit, kampioni i botës me Francën i ka humbur më shumë se 700 mijë ndjekës në llogarinë e tij në rrjetin social, Instagram.

Ditë më parë, ish-futbollisti i Monacos i numëronte 71.7 milionë ndjekës. Ndërsa tash, përfaqësuesi francez i ka 71 milionë ndjekës.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, numri i ndjekësve që do t’ia bëjnë “unfollow” Mbappes, sidomos ata madrilenë, do të arrijë shumë shpejt në 1 milion.

Mbappe e konfirmoi zyrtarisht qëndrimin në “Parkun e Princave” pas ndeshjes së fundit kampionale të PSG-së, teksa u paraqit së bashku me presidentin e PSG-së, Nasser Al Khelaifi në stadium.

23 vjeçari ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin parisien, deri në vitin 2025.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …

Leave a Reply