Banorët e një pallati 12-katësh në lagjen nr.5 në Durrës protestuan për të disatën herë përpara bashkisë, pasi kërkojnë nisjen e punës për rikonstruksionin e apartamenteve të tyre, të dëmtuara nga tërmeti.
Banorët shprehet se, gati tre vjet pas tërmetit, pallati i tyre ende nuk i është nënshtruar forcimit të strukturës dhe rregullimit të apartamenteve.
Banorët gjithashtu kërkojnë që procesi i rikonstruksionit të bëhet nga profesionistë, ndërsa shprehën rezerva ndaj studios së përzgjedhur për zbatimin e projektit.
Në pallatin në fjalë jetojnë 42 familje, ndërkohë që Instituti i Ndërtimit e ka vlerësuar atë me shkallë dëmtimi DS3. /Syri.net