Balliu: Lali lavatriçja, tjetër tender fiktiv për të zhvatur paratë e qytetarëve

Ish-deputeti i PD, Kleves Balliu ka denoncuar një tyjetër skandal të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Balliu shkruan në një postim në Facebook se, Veliaj ka urdhëruar një tender fiktiv për blerjen e kafshëve dhe shpendëve të buta për Kopshtin Zoologjik. Ai ka publikuar edhe dokumentin e tenderit fiktiv.

Reagimi i Balliut

Lavatriçja e Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar një tender fiktiv për blerjen e kafshëve dhe shpendëve të buta për Kopshtin Zoologjik.

Veliaj po tenderon dhe në fakt po realizon një procedurë fiktive. Tenderi është shpallur sot e duhet të mbyllet brenda këtij muaji.

Kështu sot me datë 23, Autoriteti Kontraktor APR, në varësi të Erion Veliajt ka hapur tenderin për blerje të kafshëve të buta dhe shpendëve për Kopshtin Zoologjik me numër reference: REF-28767-06-12-2022.

Në dokumentet e tenderit, APR që tenderon fondet e Bashkisë Tiranë, përcakton që kafshët duhet të dërgohen tek Kopshti Zoologjik brenda datës 31.05.2022.

Siç duket Veliaj kur dërgon fondet për prokurim i ka gati kafshët dhe shpendët.

Ndërsa tenderi hapet sot afati i zbatimit të tij është fundi i muajit, një procedurë e cila sipas Ligjit të Prokurimit Publik nuk realizohet dot.

Një aferë të tillë Veliaj nuk nguron ta bëje vetë publike duke sfiduar hapur ligjin dhe organet e drejtësisë.

Organet ligjzbatuese SPAK, BKH, KLSH, APP, KPP, Antikorrupsion, Auditi i Brendshëm duhet të nisin menjëherë hetimet dhe të verifikojnë ligjshmërinë e këtij tenderi, i cili është një abuzim i pastër me fondet publike.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "tirana APR BASHKIA TIRANE REPUBLIKA SHQIPERISE BASHKIA TIRANES AGJENCIA PARQEVE DHE REKREACIONIT prot. Tirane mẽ, Njoftimi 2022 Kontrates 1. adresa Autoritetit Kontraktor Emri:Agjencia Parqeve Rekreacionit Kaba" Tel/Faks: 067516749 E-mail Eeb-faq Tiranë www.aprtirana.al geetri@yahoo.ie 2. Numri references prokurimit: Procedurë hapur thjeshtuar procedurës Objekti kontratës: Blerje kafshe buta dhe shpende per kopshtin zoologjik limit: 411 tre katerqind njembedhjete mije gjashteqind gjashtedhjete shtate) Lekë Tvsh. 6.Kohëzgjatja kontratës/marrèveshjes kuadër ose afati pêr zbatimin saj: Nga data nenshkrimit kontrates deri 31/05/2022. 7.Afati fundit për paraqitjen dhe hapjen ofertave: 23/05/2022, ora 10:00 TITULLARI AUTORITETIT KONTRAKTOR Erinda FINO Adresa: Rruga Liman Parku Olimpik, Shqiperi, info@aprtirana.al"

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply