Zgjedhja e Kryesisë, Paloka: Më 28 maj mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

Partia Demokratike njofton se do të mblidhet Këshilli Kombëtar ditën e shtunë, më datë 28 maj në selinë blu. Pas zgjedhjes së kryetarit të PD, ku fitues doli Sali Berisha, në Këshillin Kombëtar të shtunën do të zgjidhet Kryesia.

Njoftimin e bëri me dije kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka.

Njoftim

Mbledhje e Këshillit Kombëtar të PD! Pas përfundimit të procesit zgjedhor për Kryetarin e PD, ditën e shtunë, me datë 28 maj 2022, ora 11.00, në selinë qëndrore të PD, do të mblidhet Këshilli Kombetar i PD.

Në rend të ditës së punimeve është zgjedhja e Kryesisë së PD dhe pika të tjera që lidhen me organizimin dhe drejtimin e PD.

Edi Paloka
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD

About Redaksia

Check Also

Skenar destabilizimi?/ Rama dhe Vuçiç organizojnë protesta në Maqedoninë e Veriut

Arben SHAHINI Çfarë ndodhi përpara se të shpallej publikisht protesta e studentëve në Shkup? Me …

Leave a Reply