Gjinushi mbështet koncesionin, Ceka: Butrinti nuk është pronë e një partie

Debati për Parkun Kombëtar të Butrintit ka vijuar në Akademinë e Shkencave. Historiani Auron Tare dënoi ashpër dorëzimin e sitit arkeologjik, ndërsa Skënder Gjinushi shmangi përgjegjësinë e institucionit që drejton. Skandalin që po ndodh me Parkun Kombëtar të Butrintit, arkeologu Neritan Ceka e quajti vetëvrasje të partive politike në derën e sitit arkeologjik.

Nga SYRI TV

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion ka shkaktuar polemika dhe debate në Akademinë e Shkencave. Historiani e njohës i mirë i sitit që prej vitit 1994, Auron Tare dënoi ashpër dorëzimin e Parkut të Butrintit, ndërsa theksoi se ky sit arkeologjik do të mbajë emrin e Richard Hodges, e ndëkaq sipas Tares duhej ndaluar mënjanimi i figurave që i përkasin arkeologjisë në Shqipëri, që nuk janë pjesë e planit të menaxhimit.

Menjëherë pas fjalës së Tares, i shpejtë qe reagimi i Skënder Gjinushit, që shmangu përgjegjësinë nga Akademia e Shkencave, duke u shprehur se mbështet institucionet që kanë fuqi vendimmarrëse.

Skandalin që po ndodh me Parkun Kombëtar të Butrintit, arkeologu Neritan Ceka e quajti vetëvrasje të partive politike në derën e sitit, ndërsa theksoi se Butrinti nuk është pronë e një partie.

I pranishëm në debat ishte dhe arkeologu Apollon Baçe që tha se është e turpshme të jesh mysafirë në shtëpinë tënde, lidhur me trashëgiminë kulturore dhe atë që po ndodh me Parkun kombëtar të Butrintit.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply