Polici vrasës, patronazhist, përdorues droge dhe shpërndarës

Dje në orën 21:20, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e komisariatit të policisë nr. 3, në rrethana ende të paqarta, punonjësi i policisë, shtetasi Ludian Zaimi, vrau me armë zjarri Çaush Saliasin, të dy me detyrë oficerë të Patrullës së Përgjithshme.

Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në MCN Live se dyshohet që autori të ketë qenë përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike. Ajo po ashtu bën me autori nuk i është nënshtruar testit të drogës.

“Për punonjësit e komisariatit nr.3 është një shok. Autori Zaimi është shprehur i penduar për krimin. Ai e ka ngritur alibinë e tij, duke e justifikuar me bullizmin që 60-vjeçari Saliasi ndiqte, duke e ngacmuar dhe duke e bërë humor, kjo ka qenë e njohur nga punonjësit e komisariatit. Autori është njeri i mbyllur, por s’ka pasur asnjë ankesë zyrtare. Viktima njihej si njeri që bënte humor me të gjithë. Autori kishte vetëm 1 vit e gjysmë që kishte dalë nga shkolla. Mungonte asistenca psikologjike ndaj këtyre punonjësve të policisë. Autori ishte njeri i mbyllur, thoshte vetëm mirëmëngjes dhe nuk komunikonte me punonjësit e tjerë. Dyshohet se autori është një përdorues dhe shpërndarës i lëndëve narkotike, emri i tij rezulton te patronazhistët. Nuk ka asnjë precedent penal. Ka faj sistemi, por duhet të jemi më selektiv në përzgjedhjen e punonjësve të policisë. Në komisariatin nr.3 nuk është kryer testi i drogës”.

Llabani komentoi gjithashtu ngjarjen në komisariatin e Kombinatit dhe theksoi se është fatale që kemi drejtues të lartë të policisë që janë të dënuar për trafik.

“Një pjesë e tyre e marrin shkollën me para dhe me miq. Komisariatet në vend janë kthyer në vendngjarje. Po shohim që përveç punonjësve të policisë që bëhen autorë, kemi edhe individë që provokohen. Nëse ne do kemi këtë lloj përzgjedhje të punonjësve që s’kalojnë në filtra…Kemi parë efektivë policie të dehur. Komisariati nr.6 kap periferinë, që është e banuar nga njerëz të ardhur. Ky oficer policie s’ka pasur precedent të mëparshëm. Të gjithë e dinin që ishte konsumator i alkoolit. Policia e ish-ministrit Tahiri ishte e kamufluar, solli një polici etike në komunitet, por të përfshirë në segmente kriminale. Punonjës dhe patrulla qarkullonin me njerëz të inkriminuar. Ne kemi edhe punonjës policie të dënuar për prodhim, shitje, armëmbajtje, trafikim. Fatale është që kemi drejtues të lartë policie të qyteteve në vend që janë të dënuar për trafik”.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply