Rothschild, një prej “familjeve të mëdha” që dominojnë botën

Ndërkohë, pas krizës së 1870, Rothschild qenë shfaqur edhe në Botën e Re, që rreth 50 vite më pas do të fillonte ta shkelmonte Europën nga primati ekonomiko/politik që atëhere dispononte akoma. Në Brazil ata kishin ndërtuar hekurudhat; në jugun e Shteteve të Bashkuara kishin ngritur shumë agjenci për blerjen e leshit që më pas e dërgon në Francë, duke e shitur në atë treg. Me flotën e tyre siguronin trafikun e madh të mallrave midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës. Prandaj, atëhere kur shpërtheu Lufta e Shkëputjes amerikane midis nordistëve dhe sudistëve, Rothschild që kishin pjesën më të madhe të interesave të tyre në jugun e Shteteve të Bashkuara, bënin lojë më shumë për sudistët (qenë patjetër “konservatorë” në politikë, por për motive shumë “ekonomike”). Më pas, me t’u mundur këta, aferat e tyre me Shtetet e Bashkuara vuajtën shumë, por arritën të shpëtojnë edhe nga kjo krizë. Crédit Mobiler i Fould/Pereire – falë mbështetjes së Napoleonit të III, ças luftës së Krimesë – kishte ardhur duke u zgjeruar shumë dhe kjo i shkaktonte jo pak bezdi Bankës Rothschild. Megjithatë, aferat e Crédit nisën të japin shenjat e para të cedimit dhe Rothschild po shikonin…

Nga viti 1863 edhe Fould më së fundi e kuptuan se nuk mund të konkurronin me Bankën Rothschild, prandaj qasja e tyre ndaj frankfurtsave u bë më e butë. «Në 1862 ndodhi një afrim. Jo më vonë se shkurti 1862 qarkullonte zëri se Crédit Mobilier subvencionohej nga Rothschild pasi që ndodhej në ujëra të këqija. Së fundi, Achille Fould e mendoi të nevojshme që të largohej nga çdo kundërshti me Rothschild, duke pranuar se nuk ishin një fuqi botërore siç kishin qenë këta të fundit që mund të mbështeteshin mbi bankat apo filialet e tyre të ndodhura në qendrat e mëdha ekonomike e të gjithë Europës. Edhe Napoleoni, që sigurisht nuk i pëlqente Rothschild, u detyrua që ta pranojë, i ndihmuar edhe nga gruaja e tij që kishte qenë gjithmonë mike e Rothschild dhe armike e Fould. Gjëja u bë publike kur më 17 shkurt 1862, Napoleoni i III dhe kreu i familjes Fould ndërhynë në në seancë gjuetie të organizuar nga James Rothschild në vilën e tij madhështore të Ferrières. Më shumë se një vizitë e Napoleonit dhe e Fould u duk si një “vajtje në Kanosa” e tyre. Fould e kuptoi se edhe Napoleoni po e braktiste. Veç kësaj, ishte gjysmëzyrtare që Rothschild do ta ndihmonin Francën me një hua të majme. Në fakt, ishte e qartë se me pretekstin e gjuetisë kërkohej të diskutohej mënyra e ringjalljes si financave të Francës napoleoniane, në atë kohë mjaft jo të mira» (Egone Conte Corti, La famiglia dei Rothschild, botimi i II, Proceno di Viterbo, Effedieffe, 2021, fq. 446 – 447).

Për ta pritur Napoleonin qenë të pranishëm, përveç “James të Francës”, të 3 vëllezërit Rothschild përfaqësues të Bankës së Frankfurtit, Londrës dhe Vienës. Megjithatë, Napoleoni mbetej mjaft mosbesues ndaj tyre. Nga ana e tyre, Rothschild nuk kishin iluzione lidhur me Napoleonin: ai donte vetëm një kredi financiare që Fould nuk mund t’ia kishin dhënë me të njëjtat garanci të ofruara nga banka e tyre; siç nga ana tjetër, nga ana e tij Napoleoni e ruajti të gjithë mosbesimin e tij ndaj tyre, me pak fjal, afrimi i tyre qe një «miqësi» shumë e “interesuar”. Në janarin e 1863 në Poloni kishte shpërthyer një revoltë kundër Rusisë (e cila do të zgjaste deri në 1865); Napoleoni do të donte të ndërhynte në favorin e polakëve, por Rothschild – prej motiveve të tyre të komoditetit financiar – qenë kundër një lufte që do ta zhyste Europën në kaos. Ata kërkuan ta kandisnin Francën në këshilla më të buta dhe këtë radhë u dëgjuan. Beniamin Disraeli, miku i madh anglez i Rothschild, nënvizonte: “Paqja në botë nuk është ruajtur, kësaj radhe nga politikanë apo shtete, por nga bankierët”. Për sa i përket Bankës Fould/Pereire, ajo po haste gjithnjë e më shumë duke “marrë goditje” dhe humbur para. Ndërsa ylli i tyre po perëndonte, Rothschild nisën të marrin një rëndësi gjithnjë e më të madhe në sferat e larta të oborrit të Perandorisë Napoleoniane. Deri mbreti i Belgjikës, Leopoldi i I, u kishte besuar atyre një pasuri disamilionëshe dhe kishte akorduar me ta disa nderime fisnikërore, ndaj të cilave Rothschild u qëndronin shumë”.

Në Londër, Lionell Rothschild kënaqej tek tregonte – në kurriz të konvulsioneve që preknin Europën ckntinentale – pozicioni i lartë social dhe parlamentare i dhënë atëhere shtëpisë së tij; për shembull, më 1865 ai kishte ndërtuar një pallat të mrekullueshëm në Picadilly, që ishte një prej vendeve më të shtrenjtë të Londrës, dhe kishte inaugurar me këtë rast martesën e së bijës, që u mbajt me ritin izraelian dhe me shumë salltanet, në prani të ministrave të shumtë britanikë dhe të përfaqësuesve të të gjitha partive politike, nga tories më konservatorë tek whigs më liberalë. Në vend të kësaj në Francë, më 7 shkurt të 1866, Rothschild dhanë një ballo të mrekullueshme me maska në praninë e perandores Eugenia (bashkëshortja e Napoleonit të III). Fillonte kështu me shkujdesje në Tuileries, një vit kritik për Napoleonin, që po përgatitej të kryente gabimin e tij fatal… Faktikisht, ishte armiqësuar totalisht me Carin e Rusisë për shkak të ekspeditës së Krimesë. Tani, duke qenë se sapo kishte shpërthyer konflikti midis Prusisë dhe Austrisë, ai nuk arriti të merrte një qëndrim të qartë dhe energjik. Kurse Bismarck ishte shumë i vendosur në shtytjen përpara e politikës së tij antiaustriake. Ai donte në Gjermani të vërtetë të bashkuar nën guidën prusiane me pëlqimin ose jo të Austrisë, e cila në këtë rast të fundit do të paguante pasojat edhe me zjarr e hekur. Bismarck kishte siguruar mbështetjen e Italisë dhe kishte punuar që të siguronte të gjitha financimet (nga ana e bankierit Gerson von Bleichroder, që kishte raporte biznesi të ngushta me Rothschild e Parisit dhe Frankfurtit).

Megjithatë, si Bismarck, ashtu edhe Gerson von Bleichroder nuk i kishte bërë hesapet me opinionin e Rothschild, të cilët qenë në disfavor të luftës dhe se nuk qenë aspak të gatshëm që të financonin ndërmarrjet luftarake të Bismarck. Tani, von Bleichroder kishte nevojë për ndihmën e Bankës Rothschild për të siguruar një financim të majmë për të cilin kishte nevojë atëhere Prusia. Së fundi, Anglia ishte mjaft armiqësore ndaj politikës prusiane dhe Lionel Rothschild vepronte në unison me qeverinë britanike. Ndërsa për sa i përket lëvizjes së bashkimit rilidnas italiane, Rothschild njëlloj si Anglia qenë krejtësisht në favor të një thithje të Venetos nga ana e Piemontit në kurriz të Austrisë. Siç shikohet, uniteti italian është çuar përpara nga Shtëpia e Savojës me ndihmën vendimtare të Anglisë, të financës së lartë hebraike (me Rothschild në krye) dhe të masonerisë, që në jugun e Italisë kanë përdorur mafien dhe ‘ndrangheta’. Veç kësaj, Rothschild dhe Anglia qenë totalisht në favor të bashkimit të Italisë. Dhe ja, në këtë pikë, i shtohet gabimi fatal i Napoleonit. Faktikisht, ai mendoi se Austria do ta fitonte lehtësisht luftën me Prusinë dhe mbajti një qëndrim armiqësie të qartë ndaj Bismarck. Kjo ide e gabuar do t’i kushtonte shtrenjtë Napoleonit, i cili me 1870 do ta humbiste perandorinë e tij, i shfronësuar pikërisht nga ai Bismarck prej tij aq shumë, ndoshta shumë, i nënvlerësuar. Në qershorin e 1866 shpërthyen luftimet e para midis Prusisë dhe Austrisë. Më 3 korrik në Koniggratz apo Sadowa, u asistua në humbjen e parë të madhe dhe të rrufeshme austriake. Në Vienë nuk mbeti veç të konstatohej së Shtëpia Rothschild kishte të drejtë që e shkëshillonte luftën, por tashmë ishte shumë vonë. Ndërkohë prusiantë kishin arritur nën muret e qytetit dhe Austria, më 26 korrik të 1866, u detyrua të firmosë parapraket e paqes.

Tani, kjo humbje qe katastrofike për Austrinë e cila u bë një apendiks i Gjermanisë së madhe me drejtim prusian, por për Francën qe po aq e rëndë dhe sidomos për prestigjin e Napoleonit të III, që kishte lënë t’i shpëtonte rasti i përshtatshëm për ta luftuar Prusinë, e cila tash e prapa do të ishte thikë pas shpine për Francën (në 1870, 1914 dhe 1939) dhe do t’i vidhte primatin në Europën kontinentale. Edhe financat e Francës e pësuan dhe bursa parisiane ra. Ranë sidomos aksionet e Crédit Mobilier që ishte ngushtësisht e lidhur me Napoleonin. Tashmë lufta që dy kolosët e Bankës europiane (Pereire/Fould dhe Rothschild) ishte fituar bindshëm nga Rothschild. James po i afrohej fundit të jetës së tij dhe po shikonte se të gjitha pparashikimet e tij qenë vlerësuar; kundërshtari ishte mundur, Pereire luftonin në tërheqje; së fundi, ai pati edhe kënaqësinë toëm parashikoten jo vetëm falimentimin e Crédit Mobilier, por edhe humbjen speciale personale të Napoleonit, pasues i dëshitimit të bankierëve të tij të preferuar.

Në verën e 1868 James u sëmur rëndë dhe vdiq më 15 nëntor në moshën 76 vjeçare, vetëm një ditë pas mikut të tij të madh Gioacchino Rossini. Gjëja e vetme që mundi ta ndalë aktivitetin e pashoq të James gjatë gjithë jetës qe vdekja e tij. Egone komenton: «Një sovran ai qe, pa pikën e dyshimit, në fushën e tij. Qe gjithmonë refraktar ndaj idesë radikale të demokracisë politike dhe, akoma më shumë, i demokratizimit të financës. Gjatë gjithë jetës së tij ai mbeti Bankieri që, duke re realizuar ngjitjen e tij nën hijen e shtpive mbretërore, kërkonte klientelën e vet midis sovranëve të të gjithë Europës» (cit., fq. 454), me pak fjalë, Rothschild kanë qenë “neo/konë” të përkryer. Me vdekjen e tij “Gazeta e Këlnit” shkroi se kur James kishte shkuar në Paris më 1812, kapitali i tij shkonte në 1 milion franga franceze; tani, më 1868, pasura e tij vlerësohej në rreth 2 miliard franga franceze, domethënë 2000 herë më shumë se vlera fillestare e saj. Gazetat britanike pohonin se në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar nuk ekzistonte një pasuri e ngjashme. Në funeralin e James ishte i pranishëm Ceremonieri i Madh i Perandorit Napoleon, Duka Cambacérès. Mbret belg dërgoi një oficer të ordinancës si tij; Shtëpia e Orléans, Franz Joseph dhe Shtetet e Bashkuara i dërguan telegrame ngushëllimi familjes së tij. Në gurin e varrit të tij në varrezën e vjetër izraelite të Père–Lachaise, figuronte në “R” e thjeshtë.

Më 15 nëntor 1868 ishte zhdukur edhe i fundit i 5 vëllezërve, që pas babait Amschel Meyer të Frankfurtit (23 shkurt 1744 – 19 shtator 1812), e ngjitën në gjysmë shekulli shtëpinë e tyre në një lartësi të paparë. Në selinë e Parisit i ngjit djali i madh i James, Alfons, që ishte natyralizuar francez dhe, teksa babai i tij gjithl jetën foli një frengjishte të çalë me të cilën i gjithë Parisi qeshte, Alfons fliste shkëlqyeshën gjuhën gale. Alfons «ishte i destinuar të gjendej në krye të shtëpisë në periudhën e trazuar të cilës i dha haëpsirë rënia e Perandorisë së Dytë (1870), që shumë herë babai i tij e kishte profetizuar, pa mundur t’i ishte dëshmitar».

Ndërkohë Napoleoni vraponte drejt shkatërrimit të tij.

(nga Effedieffe)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

About Redaksia

Check Also

Mesazhi prekës i vajzës së Vilson Blloshimit në 47-vjetorin e ekzekutimit të poetëve

Eni Blloshmi Përkujtojmë VILSONIN dhe GENCIN. Të dashur miq, si sot, 47 vjet më parë, …

Leave a Reply