Pas reagimit të Berishës, nisin hetimet ndaj policëve që dhunuan fotoreporterin

Gent Shkullaku, fotoreporteri i Light Studio Agency (LSA) është dhunuar një natë më parë nga efektivët e Policisë së Shtetit teksa ishte në terren e shkrepte foto nga përplasja mes uniformave të shtetit e huliganëve. Denoncimi u bë fillimisht nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, por u konfirmua nga vetë Shkullaku për Dosja.al.

Në një prononcim për Dosja.al, Shkullaku u shpreh se ka qenë në krye të detyrës në momentin që efektivët i kanë kërkuar të mos shkrepte më foto pasi në këtë mënyrë po ‘nxinte’ imazhin e Shqipërisë dhe i kanë marrë aparatin. Pas një komunikimi të reporterit me zëdhënësin e policisë së Shtetit, efektivët ia kanë kthyer aparatin Shkullakut, por me një kusht, të mos bënte më foto e të fshinte ato që kishte.

Pas lajmit të publikuar nga Dosja.al ka ardhur edhe reagimi nga Policia e Shtetit. Në një reagim zyrtar, drejtori Gledis Nano shkruan se ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të parë nëse ka pasur apo jo tejkalim kompetencash. Për pasojë, një grup i posaçëm nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe Departamenti për Sigurinë Publike po kryen të gjitha veprimet. Në njoftim Nano thekson se gjatë takimit të zhvilluar mesditën e djeshme, u ka dhënë porosi të veçantë drejtuesve të strukturave policore të angazhuara me shërbim në Tiranë, për mbarëvajtjen e aktivitetit, që gazetarëve dhe reporterëve, vendas e të huaj, t’u krijohen të gjitha lehtësirat, me qëllim që ata të përmbushin misionin e tyre.

About Redaksia

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …

Leave a Reply