Në “Air Albania” u luajt finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, shkruan Syri.net.
Interesimi i jashtëzakonshëm për këtë sfidë u përligj gjatë 90 minutave të luajtura në kryeqytetin shqiptar.
Roma fitoi 1-0 me golin e Zaniolos në minutën e 32-të, duke ngritur trofeun e Conference League, i pari në historinë e futbollit.
Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.
Të dy skuadrat deri në fund regjistruan edhe disa raste shënimi, mirëpo gola të tjerë nuk pati.
Kësisoj, trofeu i parë i sezonit të parë të Ligës së Konferencës shkon te skuadra nga kryeqyteti italian, Roma.