Roma fiton trofeun e parë të Conference League

Në “Air Albania” u luajt finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord, shkruan Syri.net.

Interesimi i jashtëzakonshëm për këtë sfidë u përligj gjatë 90 minutave të luajtura në kryeqytetin shqiptar.

Roma fitoi 1-0 me golin e Zaniolos në minutën e 32-të, duke ngritur trofeun e Conference League, i pari në historinë e futbollit.

Fati i kësaj finale u vendos në pjesën e parë, kur skuadra italiane kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të.

Të dy skuadrat deri në fund regjistruan edhe disa raste shënimi, mirëpo gola të tjerë nuk pati.

Kësisoj, trofeu i parë i sezonit të parë të Ligës së Konferencës shkon te skuadra nga kryeqyteti italian, Roma.

About Redaksia

Check Also

Kërcënimi mafioz i Ramës për Ahmetajn: Po fole…

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish nga arratia. Gazetari Çim Peka ka publikuar disa …

Leave a Reply