Çmimet e biletave për ndeshjen e sotme kanë shkuar në shifra marramëndëse. Për këtë dy tifozë holandezë kanë deklaruar për mediat holandeze se biletat më të lira që mund të jenë janë nga 500 euro. Huig van Duijn dhe Gerrit van Velzen janë shprehur se janë të gatshëm që të shpenzojnë vetëm 200 euro.
“Ne thjesht donim të ishim këtu, të përjetonim këtë moment, për qejf. Nëse nuk do të arrijmë të blejmë biletë për një çmim të arsyeshëm, atëherë do të marrim nga një birrë dhe do ta shohim ndeshjen diku tjetër”, thotë Van Duijn.