“Vodhën thikat në restorant”, media italiane zbulon prapaskenat e përleshjes në Tiranë

Dita e djeshme ka qenë e mbushur me dhunë në Tiranë, teksa kanë qenë protagonistë tifozë të Romës e Feyenoord, kundër policisë shqiptare.

“La Gazzetta dello Sport” zbulon një prapaskenë, teksa shkruan se, tifozët e Romës vodhën thikat nga një restorant që të godisnin kundërshtarët e tyre.

Përleshjet kanë qenë të shumta, në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërkohë që janë plagosur 19 policë, njëri me thikë.

Policia ndërkohë doli edhe me një komunikatë ditën e sotme dhe 60 tifozë u arrestuan, kurse 80 të Romës nuk u lanë të hynin në Shqipëri.

Prapaskenat e sherrit të tifozëve në Tiranë, gazeta italiane: Vodhën thikat në restorant

About Redaksia

Check Also

Trump do firmosë me 20 janar rezolutën për krimet e komunizmit, lëndë në të gjitha shkollat amerikane

Beqir SINA/New York New York/Kongresitja María Elvira Salazar dhe 27 nga kolegët e saj rifutën …

Leave a Reply