Bylykbashi: Vota përcaktoi kush të drejtojë PD-në

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv zgjedhjen e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike. Bylykbashi u shpreh se vota e 44 mijë anëtarëve të PD përcaktoi kush do ta drejtojë selinë blu.

Ndër të tjera Oerd Bylykbashi njoftoi do të garojë për nënkryetar të Partisë Demokratike ndërsa shtoi se të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për të zgjedhur Kryesinë e PD.

“Vota përcaktoi kush të drejtojë PD-në. Jo votë çfardo, 44 mijë anëtarë të PD, maksimumet e atyre që kanë votuar në gjithë këto palë zgjedhje që kemi bërë, edhe kur Basha pretendonte se kaq kishin marrë pjesë në votim. Mbyllet një kapitull i rëndësishëm në lidershipin e PD.

Të shtunën mblidhet Këshilli Kombëtar për Kryesinë e PD dhe më tej. Dallim i madh nga ajo që bëri Basha në kundërshtim të statutit, për të emëruar. Jam unë ai që e ndaj tha, ju ratifikoni me votë të hapur.

Nga këtu ecim përpara me votë. Do kandidoj për një nga funksionet në Kryesinë e PD”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply