Hapja e negociatave apo e pesta e vërteta!

Nga Sali BERISHA

Miq, prej 9 vitesh tashmë çështja e çeljes së negociatave me Bashkimin Eurpoian, është kthyer në një horizont qe largohet prej nesh, dhe për këtë është fajtore qeveria me kryemashtrruesin Edi Rrena.

Me propagandën e tyre dashakeqe, gënjejnë në çdo moment shqiptarër për progresin imagjinar të Shqipërisë drejt çeljes së negociatave. Edhe për këtë gjë sërisht fajtor është Edi Rrena bashkë me qeverinë e tij me muret qe kane ngritur ne rrugen e integrimit.

Korrupsioni vazhdon në nivele të larta, me një qeveri të kompromentuar kokë e këmbë, me ministra e drejtorë që përfundojnë në burgje dhe askush nuk mban përgjegjësi për vazhdimësinë e aferave korruptive. Po ia marrin frymen Shqipërisë.

Muri i krimit droges te lidhura direkt me Edi Ramen dhe ministrat e tij kane bllokuar gjithashtu hapjen e negociatave te Shqiperise me BE

Dhunimi i zgjedhjeve, i mediave largimi masive e shqiptarve nga vendi e largojne Shqiperine cdo dite e me shume nga Europa.

Nga 2013 e deri më sot, sipas Edi Rrenës, negociatat janë hapur më shumë se 4 herë, e mesa duket priten të hapen sërisht. Qesharake, si ai dhe vartësit e tij. Ata kujdesen vetem per pasurimin e paligjeshem.

Shqipëria e meriton Bashkimin Europian, e meriton ëndrrën perëndimore, por nuk meriton këtë qeveri të korruptuar.sb

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply