Nesho: Berisha e fitoi këtë betejë, misioni i opozitës mbetet largimi i Edi Ramës

Diplomati Agim Nesho u shpreh në Çim Peka Live se, ristrukturimi i PD solli risi në klasën politike shqiptare. Ai tha se, Rama përdorte njerëz pa karakter të cilët i afroheshin për të ndarë pushtetin me të, por pas ndryshimeve në partinë kryesore të opozitës, shtoi Nesho, një praktike të tillë i ka ardhur fundi.

Nga ndryshimi nuk vjen asgjë e keqe, shtoi Nesho, duke theksuar se, misioni i opozitës mbetet largimi i Edi Ramës nga pushteti.

“Çështja e votës së lirë krijon meritokraci dhe përfaqësim dinjitoz të lidhur me anëtarësinë. Partitë politike në Shqipëri, nuk ka parti në baza idologjike, por janë parti që shkojnë për interesat e individit dhe kur ky individ shkon drejt autokracisë e çon vendin në katastrofë, ristrukturimi i PD solli diçka të re. Zoti Berisha e fitoi këtë betejë. Kjo betejë ishte brenda interesave dhe intrigave të klanit që ka kapur pushtetin. Ata njerëz që e mbrojtën, nuk e mbrojtën se iu vinte keq për Berishën, por shikuan që të mbronin diçka të drejtë dhe sot rezultati është që votohen në mënyrë masive dhe që janë në krye të PD. Rama përdor të gjitha mjetet, individët, njerëzit pa karakter të cilët i bashkangjiten për të ndarë pushtetin me të. Prandaj kësaj i ka ardhur fundi, duhet ta pranojmë të gjithë. Nga ndryshimi nuk vjen asgjë e keq”, u shpreh Nesho.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply