Bylykbashi: Basha është sjellë si autokrat në PD duke vrarë demokracinë brenda partisë

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se, Lulzim Basha është sjellë si autokrat në PD duke vrarë përditë demokracinë brenda kësaj force politike.

Bylykbashi theksoi se Basha që në 2018 ndryshoi statutin dhe e ktheu partinë në garnizon ndërsa në 2021, pas zgjedhjeve ‘funeral’ të 25 prillit, zgjodhi veten në krye të PD.

Deputeti demokrat u shpreh se, Basha iu ka thënë deputetëve të zgjedhin me votë të hapur nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm se ashtu donte ai.

Në 2018 Basha ndryshoi statutin dhe ktheu partinë në garnizon. Në 2021 pasi zgjodhi veten 1 muaj pasi humbi zgjedhjet, zgjedhje që ishin si një funeral, shkonim atje se s’kishte opsion. Një muaj më pas, korrik 2021 centralizoi akoma më shumë pushtetin dhe dorën e vet.

Për t’i dhënë qershinë mbi tortë të gjithë kësaj sjellje, sjellja është produktet i një mentaliteti, një 47-vjeçar e kishte sjelljen si një autokrat, sikur vinte nga shekulli XIX.

I tha Këshillit Kombëtar, këto janë kandidatët që jap unë për nënkryetarë dhe sekretar të përgjithshëm, do t’i votoni me votim të hapur pa alternativa se ua propozoj unë, dhe ngritën dorën.

Pas kësaj, 9 ditë më pas, nga 30 gushti më 9 shtator mori vendimin e fundit prej një autokrati të vogël, bëri një veprim që nuk është as vendim ai për largimin e Berishës, se nuk e ka atë tagër, tregoi se për atë s’ka rëndësi statuti, nuk kishin rëndësi normat dhe aty shpërtheu e gjitha. Demokracia në parti po vritej nga Lulzim Basha. Këtë po ndryshojmë ne sot”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply