Berisha: Dora e zezë e Delinës me West Institute do përzgjedhin kush do falet e kush jo

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës për shtyp se, Qeveria e Ramës ka hapur tenderin e madh të korrupsionit për tërheqjen nga rekurset për çështjet të ndryshme të klientëve të saj.

Sipas Berishës këto dosje do të kontrollohen nga Delina Fico me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ të përzgjedhin se kush do falet dhe kush s’do falet.

Ai tha se stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë.

Berisha: E sigurt dora e zezë e Delinës, me West Institute, që të gjithë militantë të PS të klubit juridik ‘Qemal Stafa’ do përzgjedhë përsosmërisht kundrejt barrëve të rënda, ryshfeteve etj., se kush do falet dhe kush s’do falet. S’ka nevojë për gjykatës. Tani dalin Delinistët. Prej 7 vitesh Gjykata e Lartë edhe sot funksionon nga 2-3 që kishte ka gjithsej 13 gjykatës pavarësisht stokut të tmerrshëm të dosjeve që janë krijuar. Mazhoranca nuk plotëson vendet pa asnjë pengesë nga askush tjetër. Pse e bën këtë, sepse do gjykatës të klonuar alla Sadush, si i thanë alla Dvoran, Dvorani është akoma lojtar rezervë.

Stoku, në vend se të plotësohej gjykata me 19 gjykatës, përzgjidhet me falsifikime individë nga Rama dhe Agaçi për t’u vendosur në gjykatë, por zgjidhja është gjetur o burra të hapim tenderin e fundit të turpshëm që të vjelim miliona, miliona, miliona euro në çështjet civile duke ua faturuar tërësisht këtë në kurriz qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve shqiptarë. Shqipëria pushon së funksionuari si një shtet me drejtësi në 3 shkallë. Përkundrazi shkallë supreme e drejtësisë tani është Edi Rama dhe don Agaçio. Janë bërë tani gjykatësit supremë me këtë vendim turpi dhe antikushtetues.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …

Leave a Reply