Berisha: Betejë për interesin kombëtar!

Kryetari i PD, Sali Berisha, u është drejtuar demokratëve me tone motivuese, duke u thënë se duhet të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës.

Berisha thotë se 44 mijë anëtarë të PD janë gati për ‘beteja’, teksa thekson se ‘regjimi’ i Edi Ramës është ‘kalbësirë’ dhe se mund të largohet nga qeveria.

‘Nuk ka vend në Europë, veç Rusisë dhe Bjellorusisë, ku të drejtat e njeriut dhunohen më shumë se në Shqipëri. Ku është zëri ynë? Duhet t’ia shtrojmë çdo ditë pyetjen vetes. Duhet të hedhim pas dhe poshtë qëndrimet e deri tanishme apatike të PD.

Ata që e rithemeluan PD, e rithemeluan pikërisht për këtë qëllim. Pse e rithemeluan? Sepse donin ta shihnin partinë e tyre parti të interesit kombëtar. A dini ndonjë vend tjetër që interesi kombëtar të shkelmohet në mënyre flagrante më shumë se e bën Edi Rama?

44 mijë anëtarë të PD presin nga ne të kundërshtojmë politikën antikombëtare të Edi Ramës. Ata janë të gatshëm për beteja, presin vetëm udhëheqjen tuaj.

Pse rithemeluan anëtarët PD? Sepse ata ndjejnë dhimbje të madhe, dëshpërim të thellë kur shohin kombin të shpërbëhet çdo ditë.

Betejë, drejtim, betejë për interesin kombëtar!

S’ka mision më të madh sesa të ngrihemi dhe t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Ata që mendojnë se është regjim i fortë, gabojnë. Është e vërtetë që ka para korrupsioni, që vret njerëz në komisarit, por e vërteta tjetër më e madhe është që ky regjim është kalbësirë’, theksoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Eurostat:1.1 milionë shqiptarë u larguan nga vendi në 10 vite, Berisha-Ramës:Shpopullimi krimi yt madhor

Sali Berisha Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, ju misionarëve të pamposhtur të lirisë, dinjitetit, …

Leave a Reply