Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka ndërruar jetë. Lajmi është konfirmuar për SYRI.net nga familja e presidentit Nishani.
Ish-Presidenti Bujar Nishani prej kohësh mbahej në jetë nëpërmjet aparaturave pasi ndodhej në terapi intensive
Nishani vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga koronavirusi.
Nishani kaloi pak kohë më parë më parë COVID-in dhe u trajtua në kushte shtëpie, dhe pas pak ditësh iu shfaqen komplikacione post-Covid.
Ish-kreu i shtetit shqiptar u shtrua si fillim në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, por me kërkesë të të birit (student mjekësie në Gjermani) ai u dërgua më 21 prill aty për të qenë nen survejimin e mjekëve gjermanë.
Bujar Nishani ishte 55 vjeç dhe ushtroi detyrën e Presidentit të Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.
Më herët ai kishte mbajtur poste të rëndësishme në qeveri, si ministër i Brendshëm dhe ministër i Drejtësisë.