Berisha në Parlament: Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare ditën e sotme foli lidhur me çështjen e diskriminimit ku theksoi se maxhoranca po diskriminon vendin në shumë fusha.

Ndër njerëzit më të diskriminuar në këto 8 vite kanë qenë minoritarët dhe të varfrit, theksoi Berisha.

Më tej ai shtoi se Rama është përgjegjësi kryeor për varfërinë e Kukësit.

“Kjo seancë ka një temë të rëndësishme, siç është diskriminimi. Kur debaton për këtë temë mendja të shkon te minoritetet. Ata kanë qenë qytetarët më të diskriminuar në këto 8 vite. Investimet e dërguar nga qeveria janë 0. Ju po diskriminoni të varfërit, ju diskriminoni opozitën. Edi Rama diskriminon Kukësin, ndër vendet me pasurinë më të madhe natyrore, duke u renditur vendi më i varfër në Shqipëri, si pasojë e vjedhjes. Ju diskriminoni të përndjekurit politikë”, tha Berisha.

Berisha e quajti të shëmtuar refuzimin nga maxhoranca të emrit të Simon Mirakës në postin e komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

“Ju diskriminoni dhunshëm komunitetet fetare, pronarët, të përndjekurit politikë. Tokat e komuniteteve fetare plaçkiten nga lukunia në pushtet. Diskriminim klasor u bëni të përndjekurve. Me një akt të shëmtuar sot refuzuar Simon Mirakën, njëri nga ikonat e vuajtjes së persekutimit. Në një kombinim individë që i lidh krimi, i fshin emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm. A e dini ju sot se 95% e proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko qeveria”, u shpreh Berisha në Kuvend.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply