Këlliçi flet nga Samiti i PPE: Mediat e Ramës dolën blof! PD nuk është përjashtuar, as pezulluar

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi foli për Çim Peka Live nga Samiti i PPE në Rotterdam, Holandë.

Këlliçi hodhi poshtë raportimet e mediave pranë Edi Ramës, për penalizimin e PD nga Partia Popullore Europiane.

Ai tha se PD nuk është përjashtuar dhe as pezulluar, ndërsa shtoi se PPE ka mbajtur qëndrim neutral lidhur me situatën në PD, në mënyrë që demokratët ta zgjidhin vetë çështjen.

“Mediat e Ramës dolën blof, Tabaku nuk vjen në PPE me të drejtë vote, por vjen si delegate nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës. Nuk është delegate e PD në Rotterdam. Deri në zgjidhjen e çështjes tonë ligjore është kërkuar që PD të mos jetë e përfaqësuar. Në mbledhjen e parë tre orëshe nuk ka qenë i pranishëm asnjë nga ne. Ditën e nesërme do të ketë disa panele, unë jam i ftuar në orën 11:00 ku do të flitet për Ballkanin, zonja Vokshi do të jetë gjithashtu me mua. Nuk ka asnjë përjashtim, asnjë pezull të PD, por ka një vullnet të PPE për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të PD dhe për t’i lënë demokratët që ta zgjidhin vetë këtë çështje”, u shpreh Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply