Ronaldo, kërkesë të pazakontë për Manchester United

Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Manchester United edhe sezonin e ardhshëm, në tentim që ta rikthejë klubin anglez konkurrues në Premierligë dhe në Evropë.

Ylli portugez, sipas medias britanike, “Daily Mirror”, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta përmirësojë strukturën e qendrës stërvitore te Carrington.

Në veçanti, shkruan “Daily Mirror”, ish-futbollisti i Juventusit dhe Real Madridit duket se është i pakënaqur me kualitetin e pishinave.

Nga ana e tij, klubi anglez po planifikon të nisë punimet në këtë drejtim, të cilat do të zyrtarizohn në ditët në vazhdim.

Ronaldo ishte rikthyer në “Old Trafford” vitin e kaluar, por me “Djajtë e Kuq” nuk arritën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

About Redaksia

Check Also

Një skandal i ri në Kampionatin Botëror, FBI po heton argjentinasit për pastrim parash

Ndërkohë që skuadra kombëtare e Argjentinës po shijon sukses në Kupën e Botës në Shtetet …

Leave a Reply