A po hetohet Veliaj për inceneratorët?

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kërkon informacion nga SPAK në lidhje mbi paditë për çështjen e incineratorëve. Disa muaj pas arrestimit të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, Kryemadhi kërkon informacion mbi statusin juridik të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi dhe kryetarit të Bashkisë së Fierit Armando Subashi.

Kryerja e LSI, në letrën dërguar SPAK thekson se nuk ka njoftim zyrtar apo informacion për personin e kallëzuar Z.Ëngjëll Agaçi, zyrtar i cili sipas saj, ka një rol kyç në miratimin e paligjshëm të financimit të Incineratorit të Elbasanit.

Kryemadhi: “Ky zyrtar edhe pse ishte njoftuar nga APP se procedura koncesionare që po ndiqte Ministria e Mjedisit ishte në kundërshtim me Ligjin e Koncesioneve, ka organizuar rendin e ditës dhe ka paraqitur për miratim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave vendimin për miratimin e financimit të këtij projekti. Me këtë veprim aktiv, Z.AGAÇI ka shpërdoruar haptazi detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të KM”.

Kryetarja e LSI-së thekson se nuk ka njoftim zyrtar apo informacion për kallëzimin ndaj Armando Subashit i cili sipas saj ka një rol kyç në pagesën për shpronësimin e paligjshëm të tokës ku është ndërtuar inceneratori i Fierit, siç edhe vetë SPAK e ka konstatuar kur ka marrë masën e sigurisë ndaj personave nën hetim Lefter Koka, Alqi Bllako e Pëllumb Abeshi.

Kryemadhi thekson se nuk ka asnjë informacion lidhur me hetimet për Inceneratorin e Qarkut Tiranë.

Kryemadhi: “Deri më sot, në Tiranë ka vetë një pike grumbullimi të mbetjeve urbane, dhe nuk incenerohet asnjë kg mbetje. Risjellim në vëmendjen tuaj se vetëm me një firmë individuale, Z. Erion Veliaj në komunikimin me Ministrinë e Mjedisit, ka ndryshuar fatin e Inceneratorit të Qarkut të Tiranës, duke dhënë dakordësinë pa Vendim të Këshillit Bashkiak për as më shumë dhe as më pak por plot 128 milion euro”

Në kërkesën drejtuar kreut të SPAK, Arben Kraja kryetarja e LSI-së pyet nëse ka persona që kanë status penal “nën hetim” apo “të pandehur” për incineratorët e Fierit apo të Tiranës.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply