Berisha: Simon Mirakaj ikonë e persekutimit, i fshinë emrin njerëzit e lidhur me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti të shëmtuar refuzimin nga mazhoranca të emrit të Simon Mirakës në postin e komisionerit të Komisionit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Shumica në Kuvend mori vendim të mos e votojë kandidaturën e Mirakës për shkak se atë e ka mbështetur me firmë kreu i PD-së, Berisha.

“Diskriminim klasor ju u bëni të përndjekurve politikë. Në një akt të shëmtuar, sot refuzuat Simon Mirakën. Njëri nga ikonat e vuajtjes dhe persekutimit, pasardhës të një familje të shkëlqyer.Individë që i lidh krimin, i fshijnë emrin si komisioner për Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit”, tha Berisha.

Ndërkohë në Kuvend, Balla tha se, mund ta votojnë emrin e Mirakës, në rast se nuk do vijë me firmën e Berishës.

Në një replikë, Berisha tha se, Taulant Balla dhe Gazment Bardhi u bënë bashkë për të rrëzuar Mirakën. “Ju bashkëautorët e krimit të Elbasanit e dënuat Mirakën sërish”, tha Berisha.

Simon Mirakaj: Keqardhje për historianët nostalgjik | Gazeta Koha Jone

About Redaksia

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply