Ndodhitë e disa kampionëve janë një refleks i kufijve të lëvizshëm në Europën Qëndrore. Goli i Wilimowski dhe ndeshja e vdekjes në Kiev.
Ka që janë djegur si adoleshentë nga “Ben-Hur” apo nga “Quo Vadis?”, në kuptimin e librave të Lew Wallace e të Henryk Sienkiewicz, dhe ka filluar të ndërtojë fjalëkryqe historiko – kulturore duke u nisur nga ato baza dhe ku, por motive të pasondueshme, ka filluar t’i ndërtojë, për shembull, në faqet më historike të përjavshmeve sportive. Apo ka që ka kërcyer nga njëra anë në tjetrën, duke tranzituar vazhdimisht, të themi kështu, nga lexime më fisnike në ato më pak fisnike. Në realitet ka pak rëndësi, pasi një prej qëllimeve finale të leximit është se mbesin të ngulitura në kujtesën e personazheve ndaj të cilëve mbetet përgjithmonë të afeksionuar apo mbi të cilët, herëpasëhere, pëlqehet të rikthehet. Prandaj për arësye të caktuara mund të kujtohen Licia dhe tribuni Marco Vinicio, që janë krijesa letrare që jetojnë tek “Quo Vadis?” dhe, analogjikisht, mund të përmendet Ernst Wilimowski, që është një futbollist polak, i shfaqur për herë të parë në jetën time midis faqeve të një përjavshmeje sportive, ka mundësi në mesin e viteve ‘70. Motivi për të cilin nuk e kam harruar akoma është shpejtësia e tij e jashtëzakonshme, tranzitimi i tij shumë i shpejtë, që e ka bërë një lloj ylli në rënie të futbollit botëror. Ernst Wilimowski ka shkëlqyer një ditë të vetme – 5 qershor 1938 – në Strasburg dhe më pas është zhdukur në makinën gjigande të mishit të Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë nganjëherë ndodh të takosh dika që përgatit dritën e përjetshme futvollistike (është metaforike, pasi më 5 qershor 1938 bie shi nëpër Strasburg për pjesën e mirë të ditës) të asaj pasditeje alzaciane.
Atë ditë Polonia, kombëtarja ku Wilimowski ishte sulmues, konsiderohej nga të gjitha si viktima sakrifikuese e Brazilit, për t’u vendosur në altarin e skadrës më të pritshme të atij edicioni të kampionatit botëror. Të dyja debutonin në turne – qenë tetëshja e finales me eliminim direkt të Kupës Rimet – por me aspirata dhe prognostika të ndryshme. 13452 spektatorë qenë mbledhur në tribunat e stadiumit të Strasburgut për të admiruar futbollin funambolik të brazilianëve të përplaseshin në mënyrë vdekjeprurëse ndaj skuadrës polake, shfaqet pa paralajmërim midis 16 ekipeve finaliste, duke u shfaqur nga reja e dendur e pluhurit – futbollistike dhe jo – të ultësirave të mëdha të Europës Qendrokontinentale. Kurse atë ditë, pavarësisht progonostikave, ajo që doli nga lëndina e stadiumit të Meinau që talenti i pandalshëm i Ernst Wilimowski që futi katër topa në portën e mbrojtur nga Algisto Lorenzato, një pinjoll i dukshëm i emigracionit venetas në Amerikën Latine, i pavdekësuar në listën e portierëve brazilianë me nom de plume Batatais. Falë golave të tij Polonia e tërhoqi Brazilin e prë magjik të historisë në kohën shtesë, por që në fund konfirmoi prognostikat e vigjiljes dhe doli një fitore e ngushtë prej 6 me 5.
Për Wilimowski nuk dihet më asgjë, përveçse shënimi në krah që katër golat e tij mbeten për 56 vite rekordi i shënimeve në një ndeshje të vetme të kampionatit botëror të futbollit: deri më 28 qershor të 1994, kur sovjetiku Oleg Salenko i shënoi 5 gola Kamerunit. Kjo qe arësyeja e vetme për të cilën, herëpasëhere, sulmuesi i vetëm polak evokohej nga ndonjë telekronist (apo radiokronist) i interesuar për të dhënat statistikore. Gjithçka këtu. Një rrufe në botën e futbollit, i gllabëruar nga turbinat e avancimit gjerman në Poloni. Megjithatë pasqyrimi i shkëlqimit në Francë ka nxitur një kurozitet natyral dhe shtyrë për ndonjë thellim të mëtejshëm. Duke rrëmuar në kohë është zbuluar se në realitet 3 golat e fundit me uniformën e kombëtares polake Wilimowski i shënoi më 27 gusht të 1939, duke e çuar në fitore kombëtaren e tij kundër Hungarisë nënkampione bote. 5 ditë më pas, më 1 shtator, ushtarët Wehrmacht rrëzuan të gjitha barrierat kufitare dhe hynë në Poloni. Prandaj mund të konsiderohet vërtet se rrjeta e fundit e këtij takimi, e shlnuar nga Wilimowski që sanksionoi përfundimtarin 4 me 2, ka qenë ekzaltimi i fundit polak përpara masakrës.
Por jeta e Ernst Wilimowski nuk është vetëm një vetëzinxhirim shkëlqimesh shumë të shpejta. Është edhe një lloj matrioske me histori, të pjella nga ripërzierja e zjarrëtë e kufijve të Europës Qendrore. Kur lindi, më 23 qershor 1916, Ernst ishte shtetas gjerman. Katovica ndodhej pikërisht në Silezinë gjermane, por më 20 mars 1921 një plebishit marramendës ia dha pjesën e madhe e Silezisë së Sipërme Polonisë dhe kështë fëmija sa hap e mbyll sytë u bë polak. Megjithatë e quante qytetin ku kishte lindur Katovic – që më pas është Katovicë në gjermanisht – dhe emri i tij i vërtetë ishte Ernst Otto Pradella, por babai i tij i vërtetë, Roman Pradella, ushtar i Kaizerit, vdiq në frontin perëndimor gjatë Luftës së Parë Botërore. Në martesën e dytë nëna u martua me një polak që adoptoi djalin dhe i dha mbiemrin e ri: Wilimowski. Por qënia e tij Volksdeutsche, domethënë nga lindja dhe nga gjuha, i mundësoi të vazhdonte karrierën si futbollist profesionist – aktivitet rigorozisht i ndaluar polakëve – edhe gjatë pushtimit nazist dhe deri të bëhej sulmues titullar i Gjermanisë aq sa qe e mundur të luante ndeshjet midis përfaqësueseve kombëtare të vendeve që kishin bërë koalicion me Aksin. Në 6 takime me kombëtaren e Rajhut shënoi 13 gola, duke konfirmuar se ishte një futbollist shumë i fortë, por aftësia teknike e tij dhe ndeshja e famshme e Strasburgut nuk u konsideruan nga bashkëkombasit në Poloni. Pas mbarimit të luftës autoritetet ju kundërvunë çdo kërkese të tij për t’u kthyer edhe një herë akoma në Katovicë, vendlindja e tij, pasi konsiderohej një bashkëpunëtor i nazistëve. “Unë nuk jam kolaboracionist. Kam lindur gjerman dhe jam bërë polak në moshën 5 vjeçare. Kjo është historia ime dhe nuk mund ta fshij. Jam vërtet një Volksdeutsche, deri 13 vjeç kam folur vetëm thuajse gjermanisht. Për më tepër, gjatë luftës nuk kam qëlluar asnjë plumb. Nuk ka vrarë askënd. Ka luajtur futboll. Sikur Zoti t’i kishte dhënë dhuntitë e mia të sulmuesit secili prej nesh do të bënte pikërisht atë që kam bërë unë”.
Por ky justifikim që ishte pranuar fuqishëm në frontin perëndimor, sidomos në Itali ku asnjë kampion i famshëm nuk përfundoi në front (përveçse, kushedi se për çfarë arësye, “njeriu i vetëm në komandë: uniforma e tij është e bardhë dhe qiell” që kishte fituar tashmë Giro d’Italia e tij të parë dhe ishte primatist i orës), nuk siguroi asnjë kuptim në një vend ku ishte tranzituar, në vajtje dhe në ardhje, fronti lindor mizor. Kështu vetë në 1995 mori një ftesë zyrtare nga ana e drejtuesve të Ruch Chorzów – klubi i policisë polake ku Wilimowski kishte luajtur dhe kënaqur midis 1934 dhe 1939 – me qëllim që ta kalonte kufirin me Poloninë dhe të shkonte në Silezinë e Sipërme (Chorzów është faktikisht një rrethinë e Katovicës) për festimet e përvjetorit të 75 të themelimit të klubit. Por në 1995 Ernst Wilimowski ishte 79 vjeç, prandaj hoqi dorë nga transferta e vështirë nga Karlsruhe, ku banonte në Gjermani, deri në Katovicë. Vdiq një vit më pas, por aq më pak mundi ta gëzojë atë ftesë, sigurisht të vonuar, por në fund të refuzuar. Ishte shenja e paekuiovk se pas 50 vitesh nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore diçka kishte ndryshuar dhe se këndet e mërisë më së fundi qenë zmusuar.
Por, nga ana tjetër, e gjitha Europa Lindore është plot me histori të ngjashme që dalin, siç thuhej, nga perda e dendur e pluhurut të gjeneruar nga ultësirat e mëdha të përshkruara nga lumenj po aq të mëdhenj. Kështu midis epopeve të mëdha të rezistencës së pamohueshme dhe vendimtare sovjetike, përveç Stalingradit, Leningradit dhe betejës së madhe të tankeve në Kursk, del një ngjarje e lidhur me futbollin plot me domethënie simbolike, që transliterimi perëndimor e ka velur pak – për të mos thënë përqeshur – në filmin “Arratia për fitoren” e John Huston. Kjo që paraqitet në film është në realitet një ndotje e historisë së vërtetë që ka frymëzuar, pasi kjo ndodhi nuk u zhvillua aspak në një kamp robërish lufte për ushtarakët anglo – amerikanë, ku Kryqi i Kuq, duke qenë se bëhej fjalë për anglo – saksonë, ishte gjithësesi vigjilente dhe e zellshme, por në frontin lindor ku Einsatzgruppen e Reinhard Heydrich nuk ecnin shumë për butë në replikimin e modelit të Babyn Jar. Nën shikimin e reparteve speciale të njohura pak sportive ndodhi që edhe në Kiev, në stadiumin Zenit, më 9 gusht 1942 u zhvillua ndeshja e futbollit midis Flakelf – skuadra më e fortë e pushtimit gjerman të formuar nga ushtarët me qëndrim në Ukrainë – dhe Start Kievit, që nuk ishte asgjë tjetër veçse Dinamo Kievi i maskuar.
Megjithatë në gushtin e 1942 rrethanat mjedisore i këshilluan nxehtësisht futbollistëve ukrainas që të kapitullojnë përpara skuadrës së pushtuesve, 11 atletët e Start Kievit frynë gjoksin dhe, siç shikohet në filmat e vjetër të përtejPerdes së Hekurt, u disponuan të ndërmerrnin një ndërmarrje të lavdishme, duke e ditur fort mirë se hakmarrjet do të ishin shumë të rënda. Përfundoi që Start Kievi fitoi 5 me 3 dhe futbollistët nuk arritën aspak të përzihen nga turma entuziaste që pushtoi terrenin e lojës dhe t’i eklipsojë, siç ndodhi tek “Arratia për fitoren”. Kurse atletët fitimtarë mbetën në Kiev dhe nisi vrasja me pikatore. Tre prej tyre u pushkatuan dhe ë varrosën në varret e përbashkëta të Babyn Jar, që është sapo dilje nga qyteti, ndërsa dy të tjerë ranë në të njëjtin fat në vende dhe në kohë të ndryshme.
Megjithatë, duke shmangur karremin e mitit dhe duke vërejtur provat dokumentare dhe dëshmitare kanë arritur tashmë t’ua atribuojnë shkaqeve të tjera vdekjen e futbollistëve sovjetikë, më shumë sesa hakmarrjeve të policisë gjermane prej humbjes së Flakelf. Prandaj “Ndeshja e Vdekjes” ashtu siç është përcjellë nëpër filma, nëpër libra dhe më shumë nëpër gazeta, në realitet nuk është gjë tjetër veçse një ekspedient patriotik i propagandës sovjetike. Por, patjetër, që historia është ekzagjeruar apo apo, u ngritën monumente të caktuar futbollistëve të Start Kievit dhe, siç thuhej, epopeja e tyre ngrihej në rang – absolutisht i padyshueshëm – me atë të rreshterit Yakov Fedotoviç Pavlov që në Stalingrad me skuadrën e tij prej 40 artilierësh rezistoi brenda një pallati për 2 muaj rrethimit të gjermanëve, derikur Ushtria e Kuqe nuk kundërsulmoi dhe fitoi definitivisht pozicionin.
Në këto ditë histori si këto, për motive të natyrshme, kthehen në kujtesë: për shkak të skenarëve të luftës dhe për shkak të resë së pluhurit të ngritur nga mjetet e koracuara në ultësirat e mëdha ukrainase të ndodhura nga Dniestri në perëndim dhe nga Dniepri në lindje. Megjithatë është dashur të rrëfehen ndodhitë me këtë rend – fillimisht ajo e Wilimowski dhe më pas ajo e Start Kievit – pasi epilogu i tyre është i mëpasëm në renditje kohore dhe bile i ndryshë në thelb. Kjo e sulmuesit polak, siç është rrëfyer, ka kulmuar në 1995, kur drejtuesit e Ruch Chorzów i kërkuan kampionit të vjetër të shkonte në Katovicë për të rilidhur udhëkryqin e lashtë me qytetin e tij të lindjes, ndërsa historia e heronjve të Start Kievit po kulmohet pikërisht tani: tani anullimet e përditshme e lidhjeve të lashta të Nënën Madhe Rusi. Prandaj nuk është e vështirë të imagjinohen fragmentet e tri monumenteve të kushtuar skuadrës heroike, simbol i vërtetë apo i shpikur i rezistencës ndaj pushtuesit nazist, të shpërndara aty këtu nëpër rrugët e Kievit pasi janë centruar nga rakezaz, ashtu siç nuk është e vështirë të konkludohet që cepat e zmusuara në 1995 nga drejtuesit e Ruch Chorzów sot, në ultësirat e mëdha të Europës Lindore, janë kthyer të jenë të mprehta si brisqet.
(nga Il Foglio)
Përgatiti
ARMIN TIRANA