Këlliçi: Jemi në kongresin e PPE! Na marshin të keqen Rama, Fuga, Basha e shoqata Gaz Bardhi!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi nga Rotterdami komentoi thashethemet se PPE ka përjashtuar PD-në për shkak të situatës në të cilën ndodhet. Këlliçi tha se, e gjitha është një çmenduri kolektive.

Ai shtoi se zyra e PR e Ramës, Fugës, Bashës e shoqatës së Bardhit i marshin të keqen pasi ndodhet në kongres si përfaqësues i PD, sëbashku me Vokshin, Pollon e Tabakun.

“I marrtë të keqen zyra e PR të Ramës e Fugës, makinerisë së baltës së Bashës e shoqatës së Gaz Bardhit. Jam pa fjalë me këto që kam lexuar në media.

Jam në Rotterdam, samitin e Partisë Popullore Europiane në kongres. Aktualisht jam futur në një nga sallat ku janë zhvilluar disa aktivitete.

PD për shkak të situatës aktuale dhe ngërçit gjyqësor, këtë radhë, u vendos nga EPP që PD për këtë situatë të mos përfaqësohej nga një delegacion zyrtar.

PD, në katër karriget e saj, vëndet për katër delegatë, ka zero delegatë të ulur. Ndodhem unë, Tabaku, Pollo dhe Bogdani. Kemi ardhur si përfaqësues”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …

Leave a Reply