Kreu i FIFA: Real Madridi më i miri në botë, shpresoj t’i lerë ekipet e tjera të fitojnë diçka

Presidenti i FIFA-s e ka vlerësuar Real Madridin si klubin më të mirë në botë.

Shoqata e Futbollistëve Spanjollë (AFE) nderoi sot Angel Maria Villarin dhe në këtë ceremoni ishte i pranishëm Infantino.

Kur i erdhi radha për të folur, Infantino ishte shumë i qartë në një nga fjalimet e tij mes të qeshurash.

“Real Madridi është skuadra më e mirë në botë. Shpresoj vetëm që një vit t’i lënë ekipet e tjera të fitojnë diçka”, tha ai.

Kujtojmë se “Los Blancos” së fundi fituan trofeun e 14-të në Ligën e Kampionëve, pasi fituan 1:0 në finale ndaj Liverpoolit.

Kësisoj, skuadra nga kryeqyteti spanjoll vazhdoi dominimin e plotë në këtë garë.

Real Madridi është klubi me më së shumti trofe të fituara në Ligën e Kampionëve.

About Redaksia

Check Also

Kontrata e re 1 milionë euro për 17 muaj e Silvinjos

Më në fund kuptohet koha e zgjatur e ankthit për rinovimin e kontratës së trajnerit …

Leave a Reply