Partia Demokratike është regjistruar në Kongresin e Partisë Popullore Europiane.
Ndërkohë ish-deputeti demokrat, Gerti Bogdani ka postuar një foto nga punimet e këtij Kongresi.
“Është gjithmonë bukur të jesh mes miqve të vjetër e të rinj të familjes së madhe të EPP!!!”, shkruan Bogdani.
I pyetur se cilën anë po mbajnë në PPE, Bogdani shkruan: “Anën e demokratëve dhe të demokracisë”.
Një ditë më parë, mediat pranë qeverisë përhapën një lajm sikur PD është pezulluar nga PPE. Ky spekulim i turpshëm vinte pasi vetë PPE e ka pranuar se po ndjek situatën në PD, ndërkohë që nuk mbajnë anë.
Madje ata shprehen se do ndihmojnë në bashkimin dhe forcimin e PD-së.
Nga ana tjetër, në Kongresin e PPE janë të pranishëm Belind Këlliçi, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi.