PPE miraton rezolutën për liberalizimin e vizave të Kosovës

Partitë Popullore Evropiane (EPP), kanë miratuar të mërkurën rezolutën për t’i dhënë mbështetje liberalizimit të vizave për Kosovën.Këtë e ka kumtuar nënkryetarja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Shqipe Mjekiqi.

“EPP sapo miratoi Rezolutën në mbështetje të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Faleminderit EPP, faleminderit OVP dhe Lukas Mandl për mbështetjen tuaj dhe paraqitjen e Rezolutës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ky union i subjekteve politike evropiane bashkon vlerat e djathta brenda kontinentit evropian. Një pjesë e këtyre vendeve qeverisin nëpër shtetet përkatëse të Bashkimit Evropian.

Kosova është vendi i vetëm në rajon pa liri të lëvizjes në zonën Shcengen. Franca dhe Holanda janë dy vendet më skeptike rreth liberalizimit të vizave për Kosovën.

 

About Redaksia

Check Also

Ndahet nga jeta Bujar Bukoshi, ish-kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil

Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë sot në …

Leave a Reply