Berisha përlotet në lamtumirën e fundit të Nishanit

Ish-kryeministri Sali Berisha i përlotur mbajti fjalën e lamtumirës për ish-presidentin. Ai nuk i mbajti dot lotët dhe nuk arriti që të mbyllte fjalimin që kishte përgatitur.

Kryetari i PD-së, tha se jo vetëm ai që humbi një mik dhe bashkëpunëtor, por edhe shqiptarët një njeri të ndershëm dhe burrështetas që la gjurmë.

“Ti përsëri përsa kohë që ne do të jetojmë do të mbetesh i gjallë mes nesh. Bujar Nishani, nderi i ndershëm, qytetari i përgjegjshëm, dhe i përkushtuar, demokrati i flakë dhe guximtar do të jetojnë përgjithmonë me ne, drejtuesi i talentuar i PD-së, burrështetasi fisnik, presidenti i aftë dhe dinjitoz.

Pas kësaj lamtumire, pas kësaj ndarje të dhimbshme dhe të papritur, në ndarjen me ty ne kemi humbur një pjesë të çmuar të shpirtit dhe zemrës tonë. Ne të gjithë sot jemi më të paktë në vete” tha ai.

Bujar Nishani ndërroi jetë ditën e shtunë në moshën 57-vjeçare në një spital në Gjermani, si pasojë e komplikacioneve nga koronavirusi.

Bujar Nishani lindi më 29 shtator 1966 dhe mandatin presidencial e mori në 24 korrik 2012 dhe e përmbylli më 24 korrik 2017.

Ai ishte presidenti i gjashtë i Shqipërisë.

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply