Berisha: Shqipëria është në duart e krimit! Krimi dhe policia janë një

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD se Shqipëria është e gjitha në duart e krimit. Berisha theksoi se, dëshmitë e vrasësit serial Nuredin Dumani, faktojnë lidhjet e bandave kriminale me nivelet më të larta të qeverisjes.

“Shqipëria është në duart e krimit. Vetëm ngjarjet e javës së fundit tregojnë se në Shkodër krimi dhe policia janë një. Krimi godet në çdo skaj të këtij qyteti sikundër në çdo skaj të vendit.

Ndërkohë dëshmitë e Dumanit, vrasësit serial të bandave të qeverisë të cilat dora dorës do bëhen publike, faktojnë lidhjet e këtyre bandave në nivelet më të larta të qeverisjes së sotme, faktojnë dominimin e tyre mbi shtetin mafioz të kryqëzuara më të dhënat e prokurorive”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Boçi: Si mundet një njeri me uniformë të godasë me shkelma e grushta nënkryetarin e kuvendit!

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, u shpreh nga zona e “Pallatit me Shigjeta” se, policia …

Leave a Reply