Bujar Nishani shpallet Kryetar Nderi i Këshillit Kombëtar të PD

Ish-presidenti Bujar Nishani nderohet nga Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike. Pasi u mbajt një minutë heshtje në kujtim të tij, kryetari i KK, Edi Paloka i propozoi anëtarëve shpalljen e Nishanit ‘Kryetar Nderi’ i Këshillit Kombëtar të PD, propozim i cili u miratua me unanimitet.

Nishani ka mbajtur funksionin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD nga viti 2019 deri në 2021.

Ish-deputeti, ministri i PD dhe presidenti i vendit në 2012-2017, ndërroi jetë në 28 maj në një spital në Berlin, pas komplikacioneve në organizëm të shkaktuara nga koronavirusi.

About Redaksia

Check Also

Pse shkrirja e Bashkisë Klos është një gabim teknik dhe kushtetues

Nga Ylli ASLLANI Të Hënën, Këshilli Bashkiak i Klosit ka përpara një sprovë historike. Si …

Leave a Reply