Deklata e fortë e Berishës: Nuk do të njohim asnjë kandidat të Ramës për President

Kryetari i PD, Berisha deklaroi sot se nuk do të njohin asnjë kandidat të Ramës për President të vendit ndërsa shtoi se kjo duhet të jetë një e drejtë e opozitës.

Kreu i PD-së Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se qeveris për interesat e Beogradit.

Ai paralajmëroi se do i kërkojë PD-së të angazhohet në një debat me qytetarët për t’i dhënë përgjigjen më të merituar kësaj qeveria antishqiptare.

“Çështja e dytë e një rëndësi e jashtëzakonshme është qëndrimi i Edi Ramës ndaj rezolutës të dorëzuar nga ne në parlament për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. Refuzimi nga qeveria aktuale, pseudomaxhoranca aktuale për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë është një akt makabër antikombëtar. Është një përdhosje, ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave, burrave, të cilët u masakruan në vitet 1998-1999 në suazën e operacionit ‘Patkoi’, që kishte qëllim dhunën masive, masakrat dhe përzënien masive të shqiptarëve nga Kosova.

Ky akt i Edi Ramës dëshmon qartë se Tirana nuk është gjë tjetër veçse një Beograd i vogël dhe se jo interesat kombëtare të shqiptarëve, por interesat çnjerëzore ekspasioniste të Beogradit janë preferenca dhe përparësia e Edi Ramës. Kjo situatë po shkon drejt një drame të vërtetë. Nuk ka patriotë shqiptarë, nuk ka qytetarë të vërtetë shqiptarë që mund të pranojë rreshtimin e Tiranës me Beogradin në qëndrimin ndaj gjeonicdit serb në Kosovë. Një qëndrim të tillë mbajti Edi Rama dhe 3 javë më parë me rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë. Imagjinoni pra, se kush qeveris këtë vend. Mbrojtja e gjenocidit dënohet me vendim ndërkombëtar.

Mohohet gjenocidi, qindra –mijëra të rënë, shpirra të vdekur dhe kjo për shkak të vasalitetit absolut të Edi Ramës ndaj Vuçiç. Ka ardhur koha që çdo shqiptar të mendojë mirë për interesin e tij kombëtar, dinjitetin e tij kombëtar. Gjenocidi serb në vitin 2013, në zonën e Lumës, Krumës, Tropojës dhe Dibrës ka njohur formën më të egër të gjenocideve të kryera në LIIB. Kjo është e certifikuar nga Komisioni Ndërkombëtar i ngritur për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës. Megjithatë në rezolutën që dorëzuam, ne u ndalëm vetëm te gjenocidi i kryer nga Beogradi në vitet 1998-1999 në Kosovë. Por gjenocidi serb ndaj shqiptarëve është ciklik. ka filluar në 874 dhe mbaron në 1999. Me disa valë, me disa cikle. Kemi të bëjmë me një qeveri antishqiptare e cila qeveris vendin për interesa të Beogradit dhe kjo është patolerueshme. Dy janë shqetësimet më madhore të sotme, shushunjat, bordet e Edi Ramës që po boshatisin xhepat e shqiptarëve, shkelmimi i interesit kombëtar npërmjet mohimit të gjenocidit. Kam besimin më të madh që qytetarët do t’i japin dhe PD do të angazhohet, do t’i kërkoj të angazhohet në një debat me qytetarët për t’i dhënë përgjigjen më të merituar kësaj qeveria antishqiptare”.

About Redaksia2

Check Also

Dy fjalë për Lindën e Parlamentit!

Nga Sali BERISHA Mbrëmë Linda e Parlamentit njoftoi dorëheqjen e saj për arsye shëndetësore. Si …

Leave a Reply