Megashushunja të Ramës po grabisin qytetarët me çmimin e karburanteve

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka nisur sot konferencën e përjashtme për shtyp, me çmimet e larta dhe abuzive të karburanteve në Shqipëri, mbështetur nga qeveria nëpërmjet bordeve të saj.

“Bordet antikushtetuese janë shndërruar në megashushunja të Edi Ramës, të cilat po vjedhin, grabisin çdo ditë qytetarët shqiptarë. Mjafton t’ju kujtoj këtu se çmimi i naftës dje në Maqedoninë e Veriut ishte 185 lekë, kundrejt 2500 lekë në Shqipëri. Çmim i tillë nafte nuk ekziston kurrë në Europë dhe në botë, përveçse në çifligun e Edi Ramës, që shpiku këtë mekanizëm duke dhunuar Kushtetutën, ligjet natyrale të tregut për të plaçkitur qytetarët e vet me klientelën e tij.

Të dhënat e politikave që ndodhi Rama ndaj shqiptarëve janë tepër alarmante. Ju keni lexuar se këto ditë, organizatat më prestigjioze të kujdesit për fëmijë kanë dhënë alarmin se 300 mijë fëmijë shqiptarë kërcënohen për ushqimin e tyre të përditshëm.

Shqipëria nuk mund të ketë dhe asnjë vend i lirë, nuk mund të ketë borde që të kontrollojnë tregun për llogari të qeverisë.”

About Redaksia2

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …

Leave a Reply