Bajram Begaj do të jetë, apo do të votohet për president të Shqipërisë. Gjeneral, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë, prof.as i Mjekësisë, Begaj vjen në vëmendje si zgjedhje nga një fushë që është tronditur nga skandalet. Me propozim të shumicës parlamentare.
Ai është pjesë e padisë penale për pronat e ushtrisë, padi e bërë nga ish-numri dy i ushtrisë, Artur Meçollari, për bazat e Sarandës dhe Shëngjinit.
Ne mund të dyshojmë qysh tani, se me këtë zgjedhje kryeministri po kërkon të zgjidhë apo vërë në udhë çcështjen delikate të qenies së këtyre bazave të nxjerra në shitje de facto nga plani i përhapjes.
Është e paimagjinueshme që një njeri për të cilin ka padi nga një vartës i tij, apo ndaj të cilit ka nisur një hetim siç pretendon Meçollari, të propozohet për President.